BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Sport

Partizani zhyt Kukësin dhe rikthehet me pretendime, Skënderbeu shkëlqen përballë Laçit

Partizani zhyt Kukësin dhe rikthehet me pretendime, Skënderbeu

Java e 26-të e Kategorisë Superiore startoi dje me duelet e para të saj, ku padyshim fitorja e Partizanit, edhe pse pritej, i dha edhe një herë tjetër rivalitet kreut të renditjes, nisur kjo dhe nga barazimi që pati Egnatia ndaj Dinamos. Padyshim surprizues ishte dje fitorja e Skënderbeut në transfertë ndaj Laçit, në një ndeshje të fortë, ndërkohë që situata në mestabelë është bërë shumë interesante dhe rivalizuese. Kuptohet, humbja e Kukësit e zhyt skuadrën verilindore gjithnjë e më thellë dhe tani mund të besohet e Kukësi ka pak shanse të mbijetojë në elitë. Ditën e sotme do të luhen dy duelet e tjera të kësaj jave, e cila në renditje pritet të sjellë befasi të reja.

Partizani fiton thellë dhe zhyt Kukësin

Kukësi afrohet është më shumë me Kategorinë e Parë, nga ku u ngjit në superiore gati 12 vjet më parë. Skuadra verilindore pësoi humbjen e radhës në kryeqytet, përballë Partizanit (3-0) dhe mbetet në kuotën e 19 pikëve në 26 ndeshje. Mbijetesa për ekipin e drejtuar tashmë nga Bledar Devolli duket një mision i pamundur. Sa i përket kronikës së ndeshjes, golat u shënuan në pjesën e dytë: Tedi Cara realizoi dygolësh (55-të, 61-të), ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Mehmeti në të 73-tën. Partizani me këtë trepikësh barazon Vllazninë me 43 pikë, por shkodranët mund ta rivendosin diferencën prej tri pikësh nëse triumfojnë në derbin e Shqipërisë, përballë Tiranës.

Dinamo bën paqe me Egnatian, Skënderbeu fiton në Laç

Java e 26-të e Superiores filloi me duelet Egnatia-Dinamo Siti dhe Laçi-Skënderbeu. Në Rrogozhinë u regjistrua barazimi 1-1, ndërkohë që ekipi korçar fitoi 0-1 në Kurbin, duke siguruar tri pikë të arta. Arbin Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh me anë të një eurogoli sapo nisi pjesa e dytë, por Luis Kaçorri evitoi humbjen e kryeqytetasve. Ndërkohë, Skënderbeu iu fal golit të Ardit Nikajt në minutën e fundit për të thyer Laçin në Kurbin. Duke i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të bardhezinjve. Fitore e madhe e skuadrës së Ivan Gvozdenovic, që për momentin e sheh veten në vendin e katërt me 37 pikë.

Klasikja Vllaznia-Tirana mund të ndikojë renditjen

Me fitoren ndaj Laçit, tashmë pjesë e katërshes së parë është Skënderbeu, i cili ka kaluar dy ekipet kryeqytetase (Tiranën dhe Dinamon), teksa largon edhe më shumë kurbinasit nga ky objektiv. Kjo edhe për shkak se Dinamo që mbante vendin e katërt, nuk mori më shumë se një pikë në fushën e Egnatias. Rrogozhinasit vazhdojnë të mbeten të vetëm në kryesim, por pak nga pak po humbasin terren ndaj ndjekësve që po shkurtojnë diferencën. Si Partizan që fitoi sot dhe për momentin është 7 pikë larg në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia mund ta çojë distancën në 4 pikë nëse fiton “Klasiken” e të shtunës. Pra sot do të luhet dueli Vllaznia-Tirana, një ndeshje mes dy skuadrash që pretendojnë top-4, por me shkodranët që javët e fundit kanë pasur më shumë qëndrueshmëri dhe shihen favoritë për të marrë pikët e plota. Gjithsesi, duke qenë një klasike e futbollit shqiptar, kjo ndeshje mund të dhurojë edhe të papritura.

 

Java 26

Të premten

Laçi-Skënderbeu         0-1

Egnatia-Dinamo          1-1

Partizani-Kukësi          3-0

Të shtunën

Teuta-Erzeni                17:00

Vllaznia-Tirana            17:00

 

Renditja

Nr.Ekipi         Pikë

1.Egnatia         50

2.Partizani       43

3.Vllaznia        43

4.Skënderbeu  37

5.Dinamo        36

6.Tirana           35

7.Laçi              30

8.Erzeni           26

9.Teuta            25

10.Kukësi        19