BREAKING NEWS

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv nga koronavirusi

MSH: Ndërrojnë jetë 2 pacientë në spitalin Infektiv
x

Sport

Partizanit i ikën fitorja nga duart, Bylisi bën heroin dhe del me 1 pikë nga “Air Albania”

Partizanit i ikën fitorja nga duart, Bylisi bën heroin dhe del me 1

Stadiumi “Air Albania” vijon t’i sjellë ters Partizanit. U konfirmua edhe dje në duelin kundër Bylisit, ku edhe pse po udhëhiqte me shifrat 2-0, shpërdoron dhe në fund e pëson, duke mos dalë nga impianti me tri pikë por vetëm me një pikë, pasi Bylisi arriti të barazojë shifrat 2-2. Edhe pse shënuan dy gola të shpejtë brenda 20 minutave të para të takimit, të kuqtë nuk arritën të merrnin maksimumin e pikëve, sepse ballshiotët rezistuan, besuan dhe në fund ia dolën të merrnin një barazim me vlera për vazhdimësinë dhe moralin e grupit. Takimi nisi me një gabim trashanik të Isli Hidit, që në tentativë për të nisur një aksion të shpejtë i dhuroi topin kundërshtarit, duke i dhënë mundësinë Uilliam të zhbllokonte sfidën. Pa u mbushur minuta e 19-të erdhi goli i dytë i shënuar nga Eraldo Çinari, pas harkimit të trashit. Reagimi i Bylisit erdhi shumë shpejt. Në minutën e 30-të, Ntepe mposhti Alban Hoxhën me kokë, i shërbyer nga e majta nga Murataj. Partizani e nis mirë pjesën e dytë, madje shënon me Brojën në minutën e 55-të, por kryesori vërshëllen për goditje të lirë në favor të Bylisit, për prekje të topit me dorë të Çinarit. Pamjet e përsëritura, në fakt, lënë vend për diskutim për këtë vendim të gjyqtarit. U duk se Partizani e kishte në kontroll lojën, për një pasiguri e mbrojtjes dhe portierit Hoxha i dhanë mundësinë Guindo të barazonte rezultatit me një gol tepër të dyshimtë, pasi edhe në këtë rast pamjet tregojnë se topi mund të mos e ketë kaluar plotësisht vijën fatale. As minutat shtesë nuk i mjaftuan Partizanit për të marrë fitoren, aq shumë e nevojshme për moralin e skuadrës para derbit me Tiranën.

Skënderbeu mund Teutën, Kallaku humb penallti

Një prej skuadrave që po ecën kundër parashikimeve dhe mund të jetë një rivale e denjë për trofe këtë sezon, është padyshim Skënderbeu, që me fitoren e djeshme në Korçë ndaj Teutës konfirmohet si një ekip i qëndrueshëm dhe që duhet marrë në konsideratë nga rivalët që luftojnë për titull. Kështu, në Korçë Skënderbeu fitoi 3-2 me Teutën, që arriti dy herë të barazonte shifrat, por në minutat shtesë Kallaku, një nga futbollistët më të mirë të Teutës, humbi një 11-metërsh, që do të shmangte humbjes për skuadrën që drejtohet nga Edi Martini. Skënderbeu mori epërsinë me Bregun në minutën e 19-të, por gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, pasi Kallaku pas 6 minutave barazoi shifrat. Në fundin e pjesës së parë, Dita shënoi me penallti golin e 2-1, me Skënderbeun që shkoi në avantazh në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nisi direkt me gol, pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës barazoi për herë të dyti rezultatin. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga sulmet, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti shpejt golin. Gjithsesi, në minutën e 74-t Bregu realizoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën. Në fundin e takimit, Koliçi rezultoi heroi i vendësve, duke pritur penalltinë e goditur nga Kallaku në kohën shtesë. Skënderbeu me këtë fitoi shkoi në kuotën 32 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë. Duhet theksuar në fund se Dejvi Bregu jo vetëm shkëlqeu dje me dy gola në fitoren e Skënderbeut, por njëherësh konfirmohet si një nga më të mirët e kampionatit dhe besohet se Skënderbeu do ta shesë atë në një klub jashtë vendit menjëherë sapo të mbyllet kampionati. ndoshta dje Bregu fitoi edhe duelin direkt me Kallakun, që pavarësisht se është në nivel të lartë, nuk e bëri diferencën, madje në fund humbi një penallti që mund të ishte shndërruar në gol dhe mund ta nxirrte Teutën me një pikë nga Korça.