BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Sport

Partizanit i ikën fitorja nga duart, derbi me Tiranën mbyllet në barazim

Partizanit i ikën fitorja nga duart, derbi me Tiranën mbyllet në

Partizani ishte pranë një fitoreje të madhe dje në mbrëmje në stadiumin kombëtar “Air Albania”, pasi po udhëhiqte 1-0 në minutën e 92-të të takimit të djeshëm derbi me Tiranën, por pikërisht në minutat e fundit shtesë, Muçi i Tiranës shënoi golin e barazimit për bardheblutë, duke bërë që ky takim i shumëpritur i javës së 33-të të mbyllet në barazim 1-1, me nga një pikë për secilin ekip dhe praktikisht me Tiranën që ecën ngadalë në tabelë por ruan një diferencë të ndjeshme në garën për titull me rivalin e vendit të dytë, Kukësin. Ndeshja e mbrëmshme derbi ishte me dy fytyra, pasi në pjesën e parë kishte vetëm qarkullim topi, pa shumë ritëm e pa emocione, por në pjesën e dytë u krijuan raste dhe pati gola, duke e bërë fundin e ndeshjes interesante. Ndeshja Takimi midis Partizanit dhe Tiranës, luajtur në stadiumin “Air Albania”, në mungesë të tifozëve, nuk prodhoi ndonjë emocion të veçantë, për më tepër që në klubin e kuq gjatë dy ditëve të fundit koronavirusi kishte bërë namin, duke infektuar disa persona, lojtarë e staf. Pikërisht për këtë shkak, dje në pankinë mungoi trajneri i “demave”, Adolfo Sormani, duke e bërë më të zbehtë këtë takim. Sa i takon lojës, të dyja skuadrat regjistruan që në minutat e para nga një aksion sulmues secila, por pa efikasitetin e duhur, ndërkohë që pas minutës së 10-të Tirana e kontrolloi lojën duke dominuar me pasime në mesfushë dhe në mbajtjen e topit. Rastet më të rrezikshme për gol i prezantoi Partizani, por Bardhi dhe Trashi nuk patën saktësinë e duhur në goditjet e tyre, ndërkohë që në kampin bardheblu, Batha, Ngo dhe Torasa humbën gjithashtu raste të mira. Duhet thënë se portieri Lika pati më shumë punë për të evituar rrezikun nga porta e tij në krahasim me rivalin, Alban Hoxhën e Partizanit, e kjo ndodhi për shkak se bardheblutë ishin konfuzë në veprimet e tyre si në sulm dhe në mbrojtje. Lojës i ra bukuria pasi mungonin rastet e pastra për shënim dhe nuk kishte ritëm për një ndeshje derbi. Pjesa e parë përfundon në barazim 0-0. Në pjesën e dytë nis të luhet e njëjta skenë, me të dy skuadrat që qarkullojnë topin, por pa mundur të bëjnë diferencën. Sulme e kundërsulme të zbehta, por me Partizanin më shumë  iniciator. Në minutën e 51-të të kuqtë kanë shans të mirë. Doka gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Braun i cili gjuan në portë. Lika grushton e sulmuesi provon të godasë përsëri, por pa gjetur katërkëndorin. Në minutën e 60-të është Tirana e hedhur në sulm. Kombinim në zonë i dyshes Kale-Ngo, sulmuesi anglez rrëzohet para Hoxhës dhe bardheblutë kërkojnë penallti por gjyqtari Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë. Në minutën e 68-të Partizani proteston në fushë, sepse kërkon faull në kufijtë e zonës, pas ndërhyrjes së Vangjelit në dëm të Braun, por gjyqtari është i mendimit për goditje këndi. Në minutën e 76-të vjen momenti kulmor i ndeshjes. Kordeiro, pasi merr nja pasim të gjatë nga e djathta e sulmit, i gjendur i zbuluar në zonë dhe me fushëpamje të mjaftueshme, gjuan saktë topazi dhe shënon golin për Partizanin, duke zhbllokuar shifrat. 1-0 për të kuqtë, duke bërë që Tirana, e gjendur nën presionin e rezultatit, të hidhet e tëra në sulm. Në minutën e 80-të vjen rasti ideal për Majkëll Ngo, por ai shpërdoron mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit. Hedhja e gjitha në sulm e Tiranës krijon probleme në prapavijë dhe Bardhi ishte fare pranë golit të dytë, por në momentin e fundit ia hoqi kënaqësinë e gëzimit Doka, i cili largoi rrezikun për bardheblutë. Gjyqtari akordoi 4 minuta shtesë dhe në minutën e 2-të shtesë Tirana shpërblehet, pasi talenti Ernest Muçi shënon golin e barazimit, duke mbajtur Tiranën të karikuar për titullin.