BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

Partizanit i largohet “ylli” i skuadrës, Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në Hungari

Partizanit i largohet “ylli” i skuadrës, Jasir Asani do ta

Eksodi që ka mbërthyer klubet e Superiores ende pa u mbushur dy javë nga hapja e merkatos ka prekur edhe Partizanin, të cilit po i largohen lojtarët më të rëndësishëm. I fundit që largohet është një nga shtyllat e ekipit, Jasir Asani. E zyrtarizuar nga një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, bashkë me një foto të përbashkët me Presidentin Gazment Demi, me shenjën e “ok”, si konfirmim i mëtejshëm i një zgjedhje dypalëshe dhe një miqësie që zgjat pavarësisht se rrugët ndahen këtu profesionalisht. Sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit pas plot 4 vitesh në kampin e kuq, në mes një huazim disamujor i pasuksesshëm te AIK në Suedi, por mbi të gjitha një titull kampion, shumë

Postimi i Asanit

“Sot ka ardhur dita që t’ju them faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk më kanë pëlqyer kurrë por futbolli është i tillë, me një fillim dhe një fund. Pas shumë ndeshjesh, suksesesh, dështimesh e sakrificash, erdhi dita që të them faleminderit për cdo emocion që më keni dhuruar. Dua të falënderoj stafin teknik, të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, të gjithë asistentët, stafin organizativ, magazinierët dhe kujdestarët e fushës e të topave. Ju ma keni bërë gjithçka më të lehtë në aventurën time te Partizani. Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do të jetë gjithmonë një kujtim i bukur për mua dhe do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Më keni mbështetur nga dita e parë që erdha dhe sot dua tu them faleminderit për gjithçka. Faleminderit Partizan!”, shkruan në profilin e tij në rrjetet sociale sulmuesi i sapolarguar nga skuadra e kuqe.

Asani ishte lojtari më teknik i Partizanit dhe i Superiores

Jasir Asani ka qenë një ndër lojtarët më teknikë të Kategorisë Superiore, vendimtar, frymësues me futbollin e bukur dhe inteligjent, karakter ndoshta disi i vështirë, por edhe kjo shenjë e një personaliteti të fortë, i lehët të dallohet edhe në stilin e tij të të luajturit futboll. Padyshim që e ardhmja është jashtë vendit, me urimin për një karrierë të suksesshme, e pse jo edhe keqardhjen që Partizani humbet një ndër lojtarët më cilësore, edhe në këndvështrimin e ndeshjeve të Europës, ndërsa Kategoria Superiore një nga ata lojtarë që prodhojnë futboll duke  shtuar bukurinë.

Kalimi në Hungari, rritje profesionale e Asanit

Nuk kaluan pak orë nga “divorci” me Partizanin që solli “martesën” me një klub të huaj. Kështu, vetëm pak orë pas largimit nga Partizani, Jasir Asani ka zyrtarizuar kalimin e tij në Hungari te skuadra e Kisvardas që prej disa ditësh i kishte bërë ofertë të kënaqshme edhe në termat financiare futbollistit, ofertë që pasi menduar mirë është pranuar nga Asani. Lojtari është prezantuar menjëherë te klubi i elitës së futbollit hungarez. Kjo është eksperienca e dytë në pak kohë jashtë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për 26-vjeçarin nga Shkupi i cili luajti për disa muaj edhe te AIK Stockholm në Suedi.