BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Pas 15 vjetësh dominimi Mesi-Ronaldo, listën e më të shtrenjtëve e kryesojnë Rashford-Haland

Pas 15 vjetësh dominimi Mesi-Ronaldo, listën e më të

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk janë më lojtarët më të shtrenjtë në treg. Vendin e tyre në krye të listës e kanë marrë të rinjtë që pas afro 15 vjetësh nxjerrin në “pension” dyshen e famshme. Kështu, Observatori Zviceran i Futbollit, CIES, ka përditësuar sot listën e futbollistëve më të shtrenjtë në botë dhe këtë vit nuk mungojnë surprizat, duke nisur që nga fakti që yjet si Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo jo vetëm nuk janë në krye, por nuk janë as pjesë e 10-shes më të shtrenjtë. CIES bazohet në 5 ligat kryesore europiane dhe llogarit një vlerësim për transferimin e secilit lojtar, përmes një algoritmi që merr në konsideratë disa parametra, si lloji i lojtarit (Kohëzgjatja e kontratës, mosha, statusi, karriera dhe performanca), klubi të cilit i përkasin (niveli sportiv dhe ekonomik) dhe konteksti ekonomik. Kështu algoritmi renditi si futbollistin më të shtrenjtë sulmuesin anglez të Mançester Junajtid, Markus Rashford, i cili është vetëm 23 vjeçar dhe vlera e kartonit të tij prek shifrën e 165.6 milionë eurove sipas CIES. Menjëherë pas tij renditet sulmuesi i Borusias së Dortmundit, Erling Haland, i cili po shkëlqen në Bundesligë dhe me kombëtaren, duke u shndërruar në një makineri golash dhe vlera e kartonit të tij arrin në 152 milionë euro. Duke qenë se i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë me Paris San Zhermen, ylli francez Kilian Mbape renditet i pesti me 149.4 milionë euro, ndërsa vlen të theksohet se në 10-shen e më të shtrenjtëve nuk bën pjesë asnjë futbollist i kampionatit italian. Sa i përket Serisë A, futbollisti më i shtrenjtë vlerësohet marokeni i Interit, Akraf Hakimi, kartoni i të cilit kap shifrën e 113.7 eurove, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez me vlerë 105.5 milionë euro dhe Matthijs De Ligt me 1047 milionë euro.

10 futbollistët më të shtrenjtë:

1. Markus Rashford (Mançester Junajtid) 165.6

2. Erling Haland (Borusia Dortmund) 152

3. Trent Aleksander-Arnold (Liverpul) 151.6

4. Bruno Fernandes (Mançester Junajtid) 151.1

5. Kilian Mbape (Paris San Zhermen) 149.4

6. Jadon Sanço (Borusia Dortmund) 148.3

7. Zhao Feliks (Atletiko Madrid) 141.5

8. Alfonso Davies (Bajern, Monako) 139.2

9. Rahim Sterling (Mançester Siti) 136.9

10. Kai Havertz (Çelsi) 136

 

10 futbollistët më të shtrenjtë në Serinë A:

1. Akraf Hakimi (Inter) 113.7

2. Lautaro Martinez (Inter) 105.5

3. Mathijs de Ligt (Juventus) 104.1

4. Romelu Lukaku (Inter) 97.6

5. Dejan Kulusevski (Juventus) 83.4

6. Nicola Barella (Inter) 78

7. Fabian Ruiz (Napoli) 72.6

8. Theo Hernandez (Milan) 72.3

9. Piotr Zielinski (Napoli) 67.9

10. Rodrigo Bentankur (Juventus) 63.2