BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Pas Abazajt, tre talente të Superiores pranë kalimit në Belgjikë dhe Britani

Pas Abazajt, tre talente të Superiores pranë kalimit në

Lojtarët e Kombëtares tonë në këtë periudhë po përpiqen të shfrytëzojnë javët e mbetura në kampionatet ku luajnë që të marrin minutazhin e duhur të aktivizimit dhe të jenë në fokusin e merkatos së verës, për të zgjedhur opsione më të mira. Një nga lojtarët që është në pritje të mësojë destinacionin e ri është Kamber Qaka, i cili ka oferta nga Spanja, por që trajneri Panuçi e ka këshilluar të mos largohet nga Iasi Politehknika në kampionatin rumun. Por nuk janë vetëm lojtarët kuqezi, përkundrazi, janë dhe lojtarët e kampionatit që po marrin vëmendje të shtuar. Rasti më kuptimplotë është ai i Krtistal Abazajt, i cili kaloi në kampionatin belg edhe zyrtarisht, sepse nënshkroi kontratë me klubin e Anderlehtit, atje ku ka luajtur më parë e madje ka drejtuar si trajner edhe Besnik Hasi. Pas Abazajt shansi po u vjen lojtarëve të tjerë të kampionatit, ku në radhë janë Dejvi Bregu i Luftëtarit, Enis Gavazaj i Skënderbeut dhe Sindrit Guri i Kukësit. Bregu ka shkëlqyer njëlloj me Abazajn te Luftëtari dhe besohet se menaxherët po punojnë që edhe ai të kalojë në kampionatin belg. Nëse do të realoizohet do të ishte një mundësi për karrierën e tij. sa i takon Enis Gavazajt, ai mori ftesë edhe nga trajneri Kristian Panuçi dhe mund të quhet si një nga lojtarët më të talentuar të kampionatit tonë, ku ka regjistruar performanca fantastike për Skënderbeun. Gavazaj ka marrë interesimin e disa klubeve europiane, por deri tani është mbajtur sekret destinacioni i ri i mundshëm i tij. Klubi po pret ofertën më të mirë për të nxjerrë fitimet e tij. Edhe Skënderbeu shpreson që nga Gavazaj të fitojë deri në 1 mln euro, sepse është një futbollist mjaft cilësor. Edhe për Gavazajn ka interesime nga klubet belge.

Sindrit Guri në projektin e Shefild Uednesdej në Ligën e dytë angleze

Sulmuesi shkodran i Kukësit, Sindrit Guri, është në qendër të merkatos dhe shitja e tij në verë është e sigurt. Është në interes të të gjitha palëve: lojtari kërkon të luajë jashtë Shqipërisë, të rritet profesionalisht dhe të përfitojë më shumë financiarisht, po ashtu edhe klubi kuksian, që pritet të marrë një shumë të majme. Guri kërkohet në disa kampionate europiane, trajneri Pakult ua ka sugjeruar austriakëve të Rapidit të Vjenës, ndërkohë që tashmë vjen një ofertë edhe nga Anglia. “Panorama Sport” bën të ditur se Shefild Uensdej, është gati t’i paguajë Kukësit 600 mijë euro për sulmuesin. Kjo skuadër merr pjesë në Championship dhe me të aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu. Një ofertë e mirë dhe nga një kampionat i fortë, por presidenti i Kukësit, Safet Gjici, kërkon më shumë. Kuptohet që në këtë çështje vendos edhe dëshira e vetë lojtarit, i cili nuk kërkon të nxitohet, pasi ofertat do të jenë të shumta edhe në vazhdim. Ndërkohë, një tjetër lojtar i talentuar shqiptar, këtë herë i skuadrës kombëtare, Kamer Qaka, është në pritje të mësojë destinacionin e ri të tij. Do largohet apo jo Kamer Qaka në fund të sezonit? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë tifozët e Politeknika Iasit, të cilët kanë parë brenda pak muajsh se si mesfushori shqiptar është kthyer në një nga futbollistët më të mirë në këtë klub dhe ndër emrat më të lakuar në merkato. Klubi dukej se kishte ndër mend të shiste lojtarin në verë, duke kërkuar 1 milionë euro për të, por ky plan me sa duket mund të ndryshojë dhe Qaka të qëndrojë një tjetër sezon në Rumani. “Sa i përket Qakës, në Rumani dhe jashtë saj ka shumë klube të cilat janë të interesuara. Por ne nuk dëshirojmë të shesim lojtarë”, theksoi dje presidenti i klubit, Adrian Ambrose, edhe pse pak javë më parë e kishte bërë të qartë se Qaka ishte drejt largimit, thjesht duhej të zgjidhte klubin ku do të vazhdonte karrierën pasi kishte shumë oferta. Gjithçka ka lidhje me fondet që pritet t’i kalohen nga Bashkia e Iasit për klubin e futbollit. “Nëse do të kalohen këto fonde, ose nëse afrohet një investitor nuk do të lejojmë lojtarët të largohen pasi në sezonin e ardhshëm kemi si objektiv të luajmë për objektiva më madhorë”, shpjegoi ai, duke vënë në dyshim përsëri transferimin e mesfushorit të përfaqësueses shqiptare./Adriatik BALLA