BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x

Sport

Pas dy dekadash Partizani e Tirana luajnë kokë më kokë për titullin

Pas dy dekadash Partizani e Tirana luajnë kokë më kokë

Diferenca e ngushtë në zonën e kreut të renditjes në Kategorinë Superiore, ku Partizani e Tirana mbajnë dy vendet e para me pikë të barabarta (44 pikë secila), ka bërë që ky sezon jo vetëm të dominohet nga rivalët e përjetshëm kryeqytetas, por me shumë gjasë ky kampionat do të rivalizohet deri në fund midis tyre dhe do të jetë një ekip kryeqytetas që do ta fitojë titullin. Dy skuadrat rivale të Tiranës kanë nga 6 pikë më shumë se Egnatia e vendit të tretë. E ndërsa gara për vendin e tretë do të ketë një tjetër rivalitet të spikatur, sepse ky pozicion të çon në Ligën e Konferencës të UEFA-s, për dyshen kryesuese ka vetëm një rrugë: rivalitet për titull. Parë në këtë kuadër, kjo garë mund të jetë interesante dhe nëse gjërat shkojnë në një mënyrë të tillë që të mbyllet kampionati me pikë të barabarta, atëherë Partizani del kampion pavarësisht golavarazhit, pasi ka fituar duele direkte me Tiranën më shumë (2-1). Natyrisht, në 10 javë garë të mbetura të dyja skuadrat do të bëjnë çmos që të përsërisin ato momente të historisë së futbollit shqiptar kur në rivalitet me njëra-tjetrën e kanë sjellë emocionin deri në javën e fundit. Kështu si po ecën ky sezon, mundet që titulli të marrë drejtim vetëm në javën e fundit, gjë që do ta bënte këtë kampionat spektakolar e tërheqës.

Rivalitet për titull pas dy dekadash

Nëse Partizani e Tirana vijojnë të ecin në këtë formë deri në fund, atëherë titulli do të vendoset në javën e fundit të Superiores, por mund të përcaktohet më herët nëse njëra prej këtyre dy skuadrave arrin të shkëputet para se të luhet derbi i fundit për këtë edicion. Në fakt, hera e fundit kur Partizani dhe Tirana kanë luftuar për titullin kampion të paktën deri në javën e 26-të, ku ndodhemi në sezonin aktual, ka qenë edicioni 2003-2004. Në atë periudhë, ekipet e kryeqytetit, duke përfshirë edhe Dinamon, bënin “ligjin” në kampionatin shqiptar. Pas 26 javësh të luajtura Tirana kryesonte me 59 pikë, kundrejt 52 të Partizanit. Dy skuadrat përballeshin fort në distancë me njëra-tjetrën deri në këtë pikë të sezonit. Më pas Tirana, e mësuar më shumë në ato sezone me gara të tilla, arriti të krijojë një shkëputje thuajse të pakthyeshme. Në lojë Partizani kishte edhe një tjetër letër: Kupën. Duke ndjerë se kampionati po i ikte dita-ditës nga duart, Partizani vendosi të orientohet në trofeun e dytë për nga rëndësia në vend, me qëllimin që të paktën sezoni të mos mbyllej pa trofe. Në fund Tirana arriti të shpallej kampion. Në Kategorinë Superiore Partizani përfundoi i katërti, por i shkoi në perfeksion plani i Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë dilnin në finale me Dinamon dhe arrinin të fitonin me një gol të Henri Ndrekës në minutën e 12-të. Në Superkupë përballeshin sërish Tirana dhe Partizani, me të kuqtë që fitonin me shifrat 2-0 dhe koleksionin një tjetër trofe, si dhe regjistronin një “hakmarrje” të vogël për garën e humbur në kampionat. Mbetet të shihet se cila prej skuadrave do të gabojë më pak në këtë rrugëtim, por fakti që pas 26 javësh garë ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, atëherë kjo nënkupton se rivaliteti për titull mes tyre do të luhet deri në fërshëllimën e fundit.