BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Sport

Pas fitores me Tiranën, në Shkodër po projektojnë titullin nr.10

Pas fitores me Tiranën, në Shkodër po projektojnë titullin

Vllaznia është “hirushja” e vërtetë e këtij edicioni. Të paktën në këtë pjesë të parë të garës, pasi ia ka dalë të fitojë të tria ndeshjet e luajtura dhe udhëheq e vetme me 9 pikë të grumbulluara, duke qenë surprizë jo vetëm për sportdashësit kudo në Shqipëri, por edhe për vetë sportdashësit e thekur shkodranë, që presin prej vitit 2001 të rikthehet në Shkodër titulli kampion. Gati 20 vjet pritje dhe kuqeblutë duan me çdo kusht që titulli këtë vit të shkojë për ngjyrat e tyre. Është bërë një punë e mirë si fillim, jepet garanci nga presidenca, ndërkohë që morali i grupit është shumë i lartë. Fitorja e fundit me Tiranën, në “Klasiken” e futbollit shqiptar është një dëshmi më shumë se gjërat në Shkodër po shkojnë në drejtimin e duhur. E thënë ndryshe, protagonistët në fushë, e në pankinë, por edhe tifozët dhe sponsorët, të gjithë dëshirojnë që Vllaznia të kthehet tek titulli kampion këtë edicion, i cili do të jetë titulli i dhjetë në historinë e klubit të njohur shqiptar. Në këtë sukses meritat i takojnë grupit të lojtarëve, trajnerit Bërdariç, por edhe sponsorit Xhaferri, që si duket po e inkurajon ekipin të arrijë maksimumin në këto javë të para të sezonit. Në Shkodër, fitorja e fundit ka sjellë entuziazëm dhe ky është momenti i dëshiruar për të gjithë që Vllaznia të shihet që tani si një pretendente për titull dhe të vazhdojë në rrugën e nisur në këtë fazë të parë. Dyshimet janë nëse skuadra, e cila nuk ka shumë kualitete në gjirin e saj, të mbajë këtë ritëm deri në fund.

Xhaferri: Në Shkodër duan titullin e 10-të

Vllaznia mori, pra, një fitore të madhe në minutat e fundit ndaj Tiranës, teksa iu shënoi bardhebluve në minutën e 97-të, golin që i dërgoi shifrat në 3-2. Festa ishte legjitime te shkodranët ndërsa pas ndeshjes sponsori i klubit, Alban Xhaferri u shpreh se ndryshe nga herët e tjera kur ishin mësuar të humbisnin në fund, këtë herë fituan. Xhaferri thekson se lojtarët kërkojnë titullin e 10, megjithatë kërkon që ndeshjet të merren me radhë. “Ishte ndeshje që bëri diferencën sepse normalisht këtu nis sfida e vërtetë e Vllaznisë. Kemi ndeshjen e javës tjetër me Teutën. Kështu që, deshi Zoti dhe e finalizuam me sukses. Ishte një fitore shumë e bukur për ne sepse ne jemi mësuar gjithmonë të humbim në minutën e fundit, por sot erdhi momenti të fitojmë në minutën e fundit”, theksoi ai. Më pas komentoi skuadrën, ambiciet e saj dhe padyshim fitoren, e cila tani në Shkodër përkthehet si shenjë e mirë për titullin kampion që do të ishte i dhjeti në historinë e klubit. “Kjo është një Vllazni që bind dhe lufton deri në fund për të arritur rezultatin. Faktikisht skuadra më priti me një surprizë, këtë dua ta ndaj me të gjithë. Ata kishin një fjalë: dhjetë, dhjetë, dhjetë! Kjo është dëshira e skuadrës, kanë dëshirë të vendosin titullin në fanellë, por unë i kam bërë objektivat që në fillim dhe me ndihmë të Zotit besoj se do e arrijmë”, shtoi më tej Xhaferri. Nuk kishte si të mungonte as garancia për premio, që duket se këtë edicion Vllaznisë nuk do t’i mungojë pas çdo fitoreje. “Premio është diçka simbolike, sot skuadra ka qenë e motivuar për të arritur aty ku duam. Të mos jemi euforikë, të ecim me objektivat e mëparshme she do i marrim ndeshje pas ndeshje. Sa i përket merkatos së janarit do e shohin trajneri e drejtori teknik dhe nëse do ketë nevojë, normale që do ndërhyjmë. Unë shpresoj që detyrimet e përcaktuara do plotësohet”, nënvizoi më tej ai. Më pas ai komenton çështjen e pagave, duke përfshirë në këtë “lojë” edhe bashkinë e Shkodrës. “Te Vllaznia të gjitha pagat janë paguar dhe kjo është procedurë që e zgjidh bashkia. Privatizimi ka nevojë për vullnet të fortë politik dhe duhet të proces privatizimi që Vllaznia të ndryshojë menjëherë të nesërmen dhe të marrë një frymë të re. Teuta e Edi Martinit? Me gjithë respektin që kam për profesorin, Vllaznia shkon për fitore”, përfundoi Xhaferri.