BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Sport

Pas fitores së Superkupës të gjithë të lumtur tek Reali, vetëm Eden Hazard del “i tepërt”

Pas fitores së Superkupës të gjithë të lumtur tek

Trajneri Ançeloti përzgjedh Benzema, Vinicius e Luka Modriçin si lojtarët e preferuar, kurse sulmuesi belg po kupton se Reali për të është dështim

Reali i Madridit po kalon momente të shkëlqyera, pasi sapo fitoi njërin prej trofeve sezonalë, pikërisht Superkupën e Spanjës, pasi mundi në finalen e madhe Atletikon e Bilbaos me shifrat 2-0. Më shumë sesa rezultati dhe trofeu, duket se Reali po kalon momentin e mirë, me një rigjenerim nën udhëheqjen e trajnerit Karlo Ançeloti, duke fituar, udhëhequr kampionatin spanjoll, me pretendime në UEFA Champions League dhe natyrisht për të lakmuar të gjithë trofetë sezonalë. Tekniku italian e ka bërë të qartë se kush janë lojtarët e tij të preferuar, duke i dhënë besim Karim Benzemasë në sulm, kurse në mesfushë Luka Modriçit, për të cilin ka debulesë të veçantë. Krahas Benzemasë në sulm ai po i beson gjithnjë e më shumë të riut Vinicius, duke lënë kështu në hije sulmuesin belg Eden Hazard, i cili edhe në finalen e dy ditëve më parë u pa të bënte gjeste pakënaqësie. Mediat sportive ndërkombëtare shkruajnë se Eden Hazardi u duk tejet i palumtur derisa bashkëlojtarët e tij të Real Madridit ishin shumë të gëzuar gjatë festës së fitimit të Superkupës së Spanjës të dielën. Real Madridi e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mposhtur 2:0 Athletik Bilbaon falë golave nga Luka Modriç dhe Karim Benzema të dielën në Arabinë Saudite. Por derisa të gjithë festonin të lumtur, Hazardi nuk buzëqeshi qoftë edhe një herë. Ish-ylli i Çelsit nuk u përdor fare nga trajneri Karlo Ançeloti në dy ndeshjet e Superkupës në Arabinë Saudite. Sulmuesi belg po kalon kohë të vështira në “Santiago Bernabeu” këtë sezon, pasi ka luajtur vetëm një herë titullar deri tani nën urdhrat e Ançelotit. Ai ishte lojtari i vetëm i palumtur i Real Madridit mbrëmjen e së dielës dhe e hoqi medaljen e fituesit nga qafa më vonë. Ndërkohë, nga mediat spanjolle mësohet se mesfushori Eden Hazard përfundimisht do të largohet nga skuadra e Real Madridit. Gazeta “Marca” ka shkruar të hënën se Hazard ka njoftuar krerët e klubit se dëshiron të largohet gjatë këtij muaji, pasi nuk është i kënaqur me hapësirën e tij që ka pasur këtë sezon. Mësohet se te Reali tashmë po presin ofertat për belgun, i cili prej transferimit në Madrid ka pasur telashe më lëndimet. Këtë edicion, Hazard ka 16 ndeshje dhe dy asistime në të gjitha garat. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Karlo Ançeloti, i cili nuk e aktivizoi fare në turneun e Superkupës së Spanjës. Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024. 31-vjeçari u pat transferuar te Reali në vitin 2019 nga Çelsi për 150 milionë euro.