
Postuar: 18/11/2018 - 09:31
Shqipëria humbi mbrëmë 0 me 4 në përballjen me Skocinë në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndonëse pritshmëritë ishin të shumta ndaj ekipit të skocezëve, sërish Kombëtarja Shqiptare nuk arriti të shënojë as edhe një gol në portën e tyre.
Ky fakt ka revoltuar të gjithë ndjekësit e futbollit, të cilët pas rezultatit humbës janë shprehur të revoltuar me trajnerin italian, Kristian Panuçi.
Sfida ishte e vlefshme për Grupin 1 të Ligës së Kombeve. Skuadra e Panuçit ka arritur të grumbullojë vetëm 3 pikë në 3 sfidat e luajtura, duke zhgënjyer disi. Shqipëria do të kërkojë të shmangë rënien të Ligën D, që ve në diskutim edhe vazot në renditjen e UEFA-s.
Ndërkohë edhe Skocia ndodhet në kuotë të barabartë pikësh me kuqezinjtë, por ka një ndeshje më pak, atë ndaj Izraelit në shtëpi.
Reagimet në rrjetet sociale:
Emiljano Aleksi: Panuçi, Kombëtarja Jonë nuk është vend pune, vjen kush e meriton!!
Genc Sejko: Panuçin nuk e heq njeri sepse ne Shqiperi te heqin vetem kur punon mire.
Briken Fejzullai: Me fustone, dhe na grisën!
Llogarit t’kishin ardh me xhinse….
Ervin Goci: Kshu eshte kur ke trajner Pascuccin…
/Agjensia e Lajmeve Sot News/