BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

Pas Hysajt, Reja humb edhe Roshin në prag të duelit me Uellsin

Pas Hysajt, Reja humb edhe Roshin në prag të duelit me Uellsin

Kuqezinjtë do të luajnë dy takime miqësore në këtë periudhë pa angazhime në kampionatet vendore të federatave anëtare të UREFA-s, pikërisht ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke, ndeshje që i vlejnë trajnerit Edi Reja të shohë nga afër gjendjen e futbollistëve, të testojë elementë të rinj e në të njëjtën kohë të përshtasë skemat e tij taktike për grupin e grumbulluar. Kuptohet, miqësoret nuk kanë vlerë për rezultatet kualifikuese, por e ndihmojnë ekipin përballë kundërshtarëve të këtij niveli që të masë forcat reale dhe të tregojë se di të funksionojë sipas situatave që krijohen. Në këtë kuadër, dy miqësoret e qershorit, me 5 dhe 8 qershor ndaj rivalëve të sipërpërmendur, janë një mundësi për kuqezinjtë e ftuar, por edhe për vetë stafin teknik me në krye trajnerin Reja. Por në prag të takimit të parë me uellsianët, trajneri veteran italian ka marrë një tjetër lajm të keq, pasi një nga titullarët e Kombëtares u dëmtua, duke e shtuar numrin e atyre që do të mungojnë në këto takime. Madje nuk është mungesë dosido, pasi bëhet fjalë për dëmtimin e mesfushorit Odise Roshi, që i shtohet kështu listës së titullarëve të dëmtuar e ku prin padyshim kapiteni Elseid Hysaj.

Ekipi mbërrin në Kardif të Uellsit, Roshi pëson tërheqje muskulare

Kuqezinjtë patën një grumbullim disaditor në Durrës, në vendqëndrimin e tyre të përhershëm tek “Tropikal”. Stërvitja ka shkuar mirë dhe trajneri i ka zbatuar rigorozisht seancat, duke parë nga afër formën e secilit lojtar, por ai ende nuk ka një formacion fiks sepse po e penalizojnë dëmtimet e njëpasnjëshme të titullarëve. Ndërkohë, Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur sot në Uells, ku të shtunën, datë 5 qershor, do të luajë ndaj vendasve një ndeshje miqësore. Delegacioni kuqezi është akomoduar pas mesditës në hotelin ku do të qëndrojë në Kardif, ndërsa pasdite rreth orës 17:30 do të zhvillojë një seancë stërvitore të plotë. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se trajnerit Edoardo Reja do t’i mungojë një tjetër element i rëndësishëm për këto dy takime. Siç njoftuam më lart, mesfushori Odise Roshi ka pësuar tërheqje muskulore gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë dhe i është nënshtruar menjëherë vizitave të specializuara mjekësore. Duke parë gradën e dëmtimit, stafi mjekësor i Kombëtares ka vendosur që lojtari të qëndrojë pushim dhe të mos jetë i gatshëm për dy miqësoret ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke. Kësisoj, Roshi nuk ka udhëtuar me skuadrën drejt Uellsit.

Strakosha në vështirësi në Kombëtare akoma më vështirë tek Lacio

Nga lojtarët e Kombëtares, ka prej atyre që po presin me ankth të ardhmen, pasi nuk e kanë vendin e sigurt në ekipet që mbyllën sezonin. Një prej lojtarëve që ndodhet në udhëkryq është padyshim portieri Thomas Strakosha, i cili pati një sezon shumë të vështirë me Lacion në serie A italiane. Strakosha pësoi disa dëmtime, plus që u prek në fillim të edicionit nga koronavirusi. E megjithatë, ndeshjet e fundit ai fitoi disa pikë pasi u aktivizua titullar në disa ndeshje të rëndësishme. Por largimi nga Lacios shihet si opsioni më i fortë dhe këtë e pranojnë edhe vetë mediat italiane. Ndërkohë, trajneri Mauricio Sarri duket shumë pranë Lacios dhe në orët në vazhdim pritet të vijë edhe zyrtarizimi. Drejtori Igli Tare është marrë intensivisht për të bindur teknikun toskan, ndërsa në organikën bardhekaltër është një si Pepe Reina që mezi pret të bashkohet me të. Gardiani spanjoll dhe Sarri kanë punuar së bashku te Napoli dhe ruajnë një raport shumë miqësor. Ndaj, nëse Sarri zyrtarizohet te Lacio, Reina pritet të ruajë postin titullar mes shtyllave ndërsa hapësirat për Tomas Strakoshën do të ishin minimale. Në këtë situatë, gardiani i kombëtares duket edhe më shumë jashtë skuadrës teksa në merkato ka interesim për të. Ndaj, sezoni i ri mund ta gjejë Strakoshën me një tjetër fanellë dhe larg Italisë.