BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Sport

Pas kontaktit me lojtarin që kishte koronavirus, në karantinë shkojnë edhe dy futbollistët shqiptarë

Pas kontaktit me lojtarin që kishte koronavirus, në karantinë

Manolo Gabiadini i Sampdorias është rasti i dytë i konfirmuar me koronavirus nga futbollistët e Serisë A, pas Daniele Ruganit të Juventusit.

Futbollisti për fat është në gjendje të stabilizuar edhe pse kaloi ethe të forta.

Megjithatë, për shkak të sigurisë, i gjithë ekipi i tij do futet në karantinë, por edhe skuadra e Veronës, e cila para 4 ditësh u ndeshj me Sampdorian dhe lojtarët kanë pasur kontakte.

Kështu, dy lojtarët shqiptarë të Veronës, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani do të izolohen.

Ka qenë vetë klubi veronez i cili ka komunikuar tashmë se do të merren të gjithë masat e sigurisë për të mos shpërndarë virusin, duke u futur në karantinë dhe anuluar çdo aktivitet deri në një komunikim të dytë.