
Postuar: 14/11/2019 - 22:34
Stadiumi i ri kombëtar në zemër të Tiranës do të quhet Air Albania, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi në sajë të logos që është vendosur në pjesën kryesore, pra në ballinën e impiantit që ka kushtuar rreth 70 milionë euro.
Federata do të përfitojë 3.2 milionë euro për pesë vitet e ardhshme. Logoja e “Air Albania” u vendos në stadiumin e ri mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që ndeshjen e parë zyrtare në stadiumin e ri Shqipëria do ta zhvillojë pas tre ditësh përballë Francës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/