BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Sport

Pas Ramosit edhe Varane e braktis Realin, madrilenët mbeten pa mbrojtje

Pas Ramosit edhe Varane e braktis Realin, madrilenët mbeten pa mbrojtje

Dy mbrojtësit kryesorë të skuadrës madrilene janë në negociata me klube jashtë Spanjës, Reali pritet të dobësohet në prapavijë

Një nga klubet që po vuan në këtë hapje të merkatos së verës është Reali i Madridit. Pa ndonjë arritje të rëndësishme, domethënë me një sezon jo fort të suksesshëm, me trajnerin Zidane të larguar dhe me rikthimin e Ançelotit që pritet ta nisë nga e para, duket se klubi “Los Blancos” do ta ketë të vështirë të harmonizohet të krijojë një grup të aftë të rikthejë pretendimet e mëdha. Dhe problemet kanë qenë aq të mprehta sa nuk ka repart që nuk lëngon, por klubi po i jep autoritet trajnerit Ançeloti që të bëjë goditjet e duhura dhe brenda pritshmërive që të mundësojnë një organikë funksionale. Nga ana tjetër, disa lëvizje larguese e kanë shqetësuar jo pak klubin mbretëror spanjoll, pasi po largohen disa prej titullarëve më të rëndësishëm dhe media aludon për lojtarë që po e lënë Realin pa mbrojtje. Sipas medieve, Reali i Madridit dhe trajneri Karlo Ançeloti do të detyrohen të rikompozojnë mbrojtjen e tyre sa i përket sezonit të ardhshëm. Kjo sepse Serxhio Ramos dhe Rafael Varan janë shumë pranë largimit. Nëse kapiteni është pa kontratë, mbrojtësi francez ka edhe një vit në kontratë, mirëpo deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit nga drejtuesit e “Los Blancos”. Kështu, për të mos e humbur me parametër zero në merkaton e ardhshme, te Reali po mendojnë ta largojnë tani në mënyrë që të përfitojnë një vlerë monetare të kënaqshme. Të interesuarit për Varan nuk mungojnë si nga Premier League, por edhe në Itali. Megjithatë, mbetet për t’u parë si do të vazhdojë kjo situatë me Realin, të cilët do të bëjnë edhe një përpjekje për të mos e humbur futbollistin. Ndërkohë, mesazhi i prerë i presidentit të PSG-së Al Khelaifi në lidhje me yllin francez Kilian Mbape, ka befasuar drejtuesit e lartë të “Los Blancos” rreth planit të tyre për të nënshkruar me të këtë verë. Kur presidenti i Paris San Zhermen Al Khelaifi lëshoi bombën në faqet e “L’Équipe” të dielën, duke thënë se Kilian Mbape do të qëndrojë 100% në Paris, numri një i Realit të Madridit, Florentino Perez dhe drejtuesit e lartë në selinë e klubit spanjollë, u detyruan të heqin dorë nga ylli francez. Një ndjenjë e pranimit të dështimit ka filluar të ndihet në “Santiago Bernabeu”, pasi beteja për transferimin e Kilian Mbape në Madrid duket se është bllokuar përfundimisht, të paktën për këtë verë. Deklarata e Al Khelaifi (ne kurrë nuk do ta shesim Mbape) tregon qartë se PSG nuk është një klub që i shet me lehtësi lojtarët, edhe në rastin kur ata duan të largohen siç ishte situata me Verratin dhe Rabiot. Paratë nuk janë problem për nën-kampionët e Francës dhe PSG dëshiron të tregojë publikisht se i mbajnë yjet.