
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Pas sfidës me Shqipërinë, flet tekniku i Moldavisë: Ishim të vendosur për sukses

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Nëntor 2023

Moldavia është vetëm një fitore larg arritjes në Euro 2024. Mjafton një sukses ndaj Çekisë në aktin e fundit kualifikues, për të prerë biletën për në Gjermani.Trajneri i moldavëve, Serghei Clescencos pati vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij, edhe pse barazoi 1-1 mbrëmë ndaj Shqipërisë.
“Nuk fituam, por luajtëm me një energji të jashtëzakonshme dhe dhamë më të mirën tonë në fushë. Kjo do të thotë se fitorja do të vijë në ndeshjen e radhës. Sigurisht që u bë më e vështirë pas penalltisë së Shqipërisë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë se në të parën. Djemtë dhanë gjithçka kishin, u jam shumë mirënjohës. Skuadra ishte e vendosur për fitore, një gjë e tillë u dallua në pjesën e dytë. Për fat të keq, në të parën na munguan vertikalizimet, nuk ishim shumë aktivë në sulm. Por, në fraksionin e dytë djemtë u çliruan, nisën të sulmonin dhe arritëm të shënonim. Gjithsesi, ne e kemi në duart tona çështjen e kualifikimit.
Shqipëria? Ata nuk krijuan aq sa ne në pjesën e dytë. E pranoj, Shqipëria na vuri në vështirësi me disa kundërsulme të shpejta, por rastet më të pastra i kishim ne. Nëse do të kishim patur pak më shumë fat, do të kishim shënuar edhe golin e dytë. Ne nuk pritnim të ‘shtypnim’ ekipin kundërshtar. Pjesa e parë nuk ishte pozitive, por ne gjithmonë luajmë më mirë në pjesët e dyta” – Tha ai.
Më të lexuarat


Ramadani tregon skuadrat që do të donte në shortin e sotëm të UEFA-s në Hamburg

UEFA nxjerr rezultatet e votimit, golat e Asanit dhe Asllanit në podium

Komisioni i Displinës me dorë të hekurt, çelet hetimi për aktet e dhunës në përballjen Tirana-Vllaznia

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Asllani kritikohet për paraqitjen në Champions, por Silvinjo e inkurajon të mbetet i Interit

Marvin Çuni flet për mediat italiane: Serie A do të më ndihmojë t’i bashkohem një klubi të madh

EURO 2024, çfarë duhet të dini për shortin e 2 dhjetorit dhe stadiumet ku do të luhen finalet

Cr7 në telashe, i bëjnë padi kolektive kundër për mashtrim të investitorëve përmes kriptomonedhave, ja shifra e çmendur që i kërkohet

Gallatasarai barazon me Junajtid e ka një shans kualifikimi, Napoli s'ia del me Realin, Arsenali "tërmet 6 ballë" ndaj Lensit

Silvinjos i shtohet “oreksi”: Shqipëria mund të kualifikohet edhe në Botëror
