BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Sport

Pasues i Ançelotit te Napoli? Edi Reja reagon për herë të parë për lajmin e bujshëm

Emri i trajnerit Edi Reja ka qarkulluar së fundmi në mediat italiane, se mund të jetë pasuesi i Karlo Ançelotit, pasi skuadra e kaltër, është duke kaluar një krizë rezultatesh dhe pritet shkarkimi i Karlos.

Megjithatë, në një prononcim të shkurtër për “ilnapolionline.com”, Reja i ka hedhur poshtë zërat në lidhje me ndonjë kontakt të mundshëm me drejtuesit e Napolit.

“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i veçantë dhe isha dje në stadium për ndeshjen ndaj Udinezes. Jam i bindur se Ançeloti me aftësitë që ka, do ta zgjidhë vetë këtë situatë. Do të jem edhe të martën për të përshëndetur Hamshik”, tha ai.