BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Sport

“Pata” i basketbollit dhe “Xhela” i volejbollit bëhen “Nderi i Kombit”

“Pata” i basketbollit dhe “Xhela” i volejbollit

Dy prej figurave më të mëdha të sportit tonë, Muhamet Përmeti e Vangjel Koja, dikur shumë të famshëm në sportet e basketbollit e të volejbollit, janë vlerësuar dje nga institucioni i Presidentit të Republikës me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, për kontributin e tyre të spikatur në sport dhe për imazhin e shkëlqyer që kanë jo vetëm në komunitetin sportiv por edhe në shoqërinë tonë. Dekorimi me këtë vlerësim të lartë dëshmon për personalitetin e tyre në sportet e basketbollit dhe të volejbollit, një vlerësim krejtësisht i merituar.

“Pata” i basketbollit dhe “Xhela” i volejbollit

“Nga sot zyrtarisht do të quhen edhe “Nderi i Kombit", titull i akorduar nga Presidenti i Republikës z Ilir Meta. Vangjel Koja dhe Muhamet Përmeti, janë dy korifej, që gjithë jetën i dhanë sportit, shoqërisë dhe Shqipërisë. Trajneri i madh i volejbollit Xhela, me Dinamon arriti të jetë mes katër skuadrave më të mira në Europë, ndërsa legjenda Muhamet Përmeti, është fitues i 10 trofeve me Partizanin dhe shumë medaljeve e fitoreve në 77 ndeshje ndërkombëtare në basketboll. Ta gëzoni dekoratën e lartë dhe jetë të gjatë yjeve të sportit, njëri prej të cilëve, legjenda Pata, është bërë dje edhe stërgjysh...!”, shkruante dje në profilin e tij në facebook gazetari Defrim Methasani, që ishte si zakonisht moderator i ceremonisë së dhënies së dekoratave të larta. Kujtojmë që Vangjel Koja, ka lindur më 19 prill 1933 dhe është “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, Dekoruar me “Naim Frashëri” I, II, III, Diplomuar në A.E.F.S “Vojo Kushi” (Sot, Universiteti i Sporteve). Në vitet 1955-1990, ishte trajner i Dinamos, në volejboll meshkuj. Në vitet 1965-1990, trajner i ekipi Kombëtar të volejbollit për meshkuj. Ka dalë 23 herë kampion me Dinamon, 17 herë fitues i Kupës së Republikës, 50 herë fitues i kupave të ndryshme jubilare, 2 herë fitues i Spartakiadave Kombëtare, 100 ndeshje ndërkombëtare me Dinamon dhe ekipin Kombëtar, vendi i katërt midis skuadrave kampione të Europës në volejboll për meshkuj në vitin 1972. Muhamet Përmeti, i datëlindjes 1936, sot 85 vjeç, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në basketboll, ku midis viteve 1955-1970 “Pata” ishte një nga legjendat e këtij sporti. Fitues i madh me Partizanin dhe Kombëtaren, me 77 ndeshje ndërkombëtare, ai ishte, në fakt, simboli i profesionalizmit dhe arritjeve të mëdha në basketbollin shqiptar.