BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Pele i vë “vulën”: Kilian Mbape yll botëror, është pasuesi im

Pele i vë “vulën”: Kilian Mbape yll botëror,

Futbolli botëror njeh gjatë viteve të fundit dy lojtarë që cilësohen më të mirët në planet dhe ata janë Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Por më herët, midis viteve 1990-2007, pra një e shkuar e afërt, përfaqësohet me Ronaldo fenomenin, i cili ka shkëlqyer si një sulmues brilant dhe i papërsëritshëm. I madh ishte padyshim dhe Zinedin Zidane, lojtar me cilësi të rralla teknike. Padyshim Maradona, që mbetet dhe si një legjendë e i vlerësuar si më i miri në historinë e futbollit. Por ai që edhe pas 40-vjetësh mbetet legjenda e gjallë e këtij sporti është pikërisht Pele. Vitet kanë treguar se sa herë që një lojtar i ri i talentuar ka dalë në sipërfaqen e këtij sporti mediat kanë nxitur të dalin në krahasimet se ai është Peleja i ri. Por sot në moshën 78-vjeçare legjenda braziliane e zgjedh vetë trashëgimtarin e tij. Edson Arantes do Nascimento, i njohur botërisht si Pele, e ka gjetur më në fund klonin e tij. Sigurisht që nuk mund të mos kthejë në kryetitullin e mediave botërore, Pele kurorëzon Mbape! Braziliani i ka idetë e qarta, është pikërisht francezi 20-vjeçar trashëgimtari i tij. Mendoj, madje kam bindjen se Mbape mund të kthehet në Pelen e ditëve moderne, deklaron ai. Çka e shtyn legjendën botërore të dalë në këtë parashikim apo konkluzion, është ajo që ndodhi në botërorin e Rusisë disa muaj më parë.

“Kilian Mbape fitoi Kupën e Botës në moshën 19-vjeçare unë isha vetëm 17-vjeç kur ngrita lart trofeun e Botërorit. Iu afrova dhe i thashë se për pak më barazoi. Kam besimin se mund të jetë vërtet Peleja i ri. Shumë e kanë marrë thjesht si një kompliment por unë jam shumë serioz në atë që them”, u shpreh Mbape. I pyetur për Nejmar, Pele shpjegon si qëndrojnë gjërat. “Njerëzit mund të mendojnë se jam shumë kritik ndaj tij por një baba nuk kritikon kurrë, tenton të edukojë në mënyrën më të mirë të birin. Ai është djaloshi ynë, është një bir i klubit të Santos dhe ndaj tij kërkojmë maksimumin, pritshmëritë janë shumë të larta. Unë dëshiroj më të mirën për të dhe për kombëtaren tonë”, theksoi Pele për sulmuesin brazilian të Paris Saint Germain, Nejmar. Gjithsesi, edhe pas fjalëve dashamirëse mbetet fakti se Pele ka përzgjedhur pikërisht Mbapenë si trashëgimtarin e tij. Nuk është rastësi, pasi talenti francez tregoi në Kupën e Botës në Rusi se është një fenomen në rritje. Ishte 19-vjeç kur fitoi këtë trofe dhe pavarësisht se Pele e ka fituar 17 vjeç Botërorin e parë, edhe Mbape është një supertalent, që luan me një klub të madh si Paris Saint Germain dhe aktivizohet në nivelin më të lartë të Ligës së Kampioneve. Kilian Mbape është pra në terma të moshës dhe kualitetit teknik, por edhe fizikut dhe shpejtësisë Peleja i ri i futbollit botëror. I meriton lëvdatat, pasi edhe këtë sezon po bën paraqitje fantastike për PSG-në në Ligue 1 të Francës.

Adriatik BALLA