BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Pep Guardiola ndryshon qëndrim: Mund edhe të largohem nga Mançester Siti

Pep Guardiola ndryshon qëndrim: Mund edhe të largohem nga

Mançester Siti e përmbylli me sukses misionin e tij për të fituar titullin kampion në Premier League angleze dhe krahas grupit një meritë të padiskutueshme ka edhe trajneri Pep Guardiola. Në të vërtetë Siti po shkruan faqe historike suksesi në futbollin anglez, teksa ishte pranë edhe trofeut të Champions League, por këtë sezon u eliminua nga Reali i Madridit. Gjithsesi, duhet pranuar që trajneri Pep Guardiola shijoi një tjetër titull kampion në Angli, të gjashtin në shtatë sezonet e fundit. Mançester Siti fitoi garën me Arsenalin, duke triumfuar për herë të dhjetë në histori në Premier League. Festë dhe krenari për teknikun spanjoll, i cili u ndal edhe tek e ardhmja e tij në deklaratën pas suksesit emocionues. 53-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “qytetarët”, marrëveshje që do e respektojë. “Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit. Kam biseduar me drejtuesit, të cilëve u kam thënë se tani për tani dua të qëndroj. Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm. Më pas do të ulemi të diskutojmë sërish në lidhje me rinovimin dhe të ardhmen time. U bënë 8-9 vite që jam këtu, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë pas një viti”. Më pas një koment për arritjet e jashtëzakonshme në karrierë. Guardiola ka fituar 12 tituj kampionë në 15 vite si trajner. Me Barcelonën (3), Bajernin e Munihut (3) dhe Mançester Sitin (6). “Duhet të punosh shumë, duhet të jesh gjithmonë i përulur. Nuk po them se jam një menaxher i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Ne kemi një etikë të madhe pune. Të gjithë kontribuojnë dhe çdo departament i klubit është shumë i rëndësishëm. Kjo është e vërteta dhe realiteti, ky është sekreti i Mançester Siti”, u shpreh Pep Guardiola. Ndërkohë, pas fitimit të titullit që erdhi në xhiron e fundit me fitoren 3-1 ndaj Uest Hemit, lojtarët e skuadrës dhe stafi u përfshinë në festë, por vetëm njëri nga lojtarët nuk e shijoi dhe kjo ka bërë bujë në mediat angleze. Kështu, portieri Skot Karson është përzënë nga festa e titullit, sipas një raporteve nga Anglia,pasi u mundua të përleshej me një koleg të tij. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, 38-vjeçari u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke i dhënë fund natës së tij plot gaz. Portieri veteran më herët ka luajtur për ekipe si Lids Junajtid, Liverpul dhe Aston Vila, ndërsa për Sitin ka luajtur vetëm dy ndeshje që prej se u bë pjesë e tyre në 2019.