BREAKING NEWS

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën ‘bombë’: Kompania që ka dhënë ekskluzivitetin kërkoi mbylljen e ‘Big Brother VIP’

VIDEO/ Banorët në rrezik? Artan Hoxha plas deklatratën
x
BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x

Sport

Pep Guardiola: Sot ka rëndësi vetëm fitorja, Champions League të gjykon

Pep Guardiola: Sot ka rëndësi vetëm fitorja, Champions League

Sot në mbrëmje do të rikthehet Liga e Kampioneve, me ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 e finales, ku padyshim Mançester Siti konsiderohet favorit ndaj Leipzigut gjerman. Kjo ndeshje tregon shumë për karakterin e skuadrës së trajnerit Pep Guardiola dhe ambicien e saj për të fituar këtë edicion në UEFA Champions League. Ka qenë vetë trajneri Pep Guardiola që i ka kushtuar rëndësi, teksa nga konferenca e djeshme e shtypit nuk vuri aspak në dyshim aktivizimin maksimal të lojtarëve të tij, duke kërkuar përqendrim dhe njëherësh maksimumin për ta realizuar si duhet kalimin e turit. Mediat angleze kanë qenë skeptike për mënyrën se si menaxhohet Siti në këtë kompeticion, ku pavarësisht investimeve të mëdha he blerjeve të yjeve të futbollit botëror, sërish Siti qëndron larg objektivit titull në Champions, diçka që vë para përgjegjësisë drejtpërdrejt trajnerin katalanas. Kështu, Guardiola ka folur në konferencë për shtyp dje para sfidës së kthimit të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve ndaj Leipzigut, duke analizuar avantazhet dhe disavantazhet e skuadrës së tij. Skuadrat kishin barazuar 1:1 në lojën e parë të zhvilluar në Gjermani, ndërsa tash kampionët e Anglisë do të mundohen të fitojnë në “Etihad Stadium” për ta siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare. “Aventura ime në Mançester Siti do të gjykohet nga fitorja e këtij kompeticioni, e di këtë mirë që nga momenti i parë, nga loja e parë. Kjo nuk nënkupton se edhe unë jam dakord. Nesër duhet ta mundohemi ta aplikojmë lojën tonë dhe ta fitojmë lojën. Nuk ka rëndësi nëse shënojmë shumë gola apo jo, vetëm duhet të fitojmë. Jemi në garë për tre trofe, e rëndësishme është që të jemi ‘gjallë’ në dy muajt e fundit”, deklaroi ditën e djeshme në konferencën për shtyp trajneri spanjoll. Ai foli edhe për paraqitjet e Erling Halandit, i cili po shkëlqen në këtë sezon me “Citizens”. “Një lojtar nuk duhet vetëm të shënojë. Është e qartë se për një sulmues është gjëja kryesore, por duhet të shikohen edhe detajet tjera. Kemi nevojë që ai të jetë i përfshirë, të jetë aktiv. Për këtë duhet ne dhe ai të përmirësohemi”, përfundoi Guardiola. Duhet thënë se deri tani, që kur është larguar nga Barcelona, Pep Guardiola nuk ka mundur të fitojë trofeun e Champions dhe ky tregues është domethënës. Ka drejtuar më parë Bajernin e tani Sitin, por mungon trofeu i Ligës së Kampioneve, që më parë ai e kishte fituar me Barcelonën dy herë. Ndoshta ky mund të jetë shansi i fundit për të në krye të Mançester Sitit ta fitojë Ligën e Kampioneve.