BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x
BREAKING NEWS

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për “ditët e zeza” që po trokasin, Altin Dumani dhe prokurorët i tregojnë zyrtarit të lartë të DASH dosjet e korrupsionit që kanë mbushur zyrat e Prokurorisë së Posaçme, amerikanët duan “kokat” e të pa...

SHBA dhe SPAK mesazh kërcënues politikës shqiptare për
x
BREAKING NEWS

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të shqiptarëve, si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të manipuluar

Skandalet e Belinda Ballukut nuk kanë fund, KLSH zbulon dëmin
x
BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x

Sport

Për Jasir Asanin ka interesim nga klubet gjermane, e konfirmon menaxheri i tij

Për Jasir Asanin ka interesim nga klubet gjermane, e konfirmon menaxheri i

Lojtarët e Kombëtares po bëjnë bilancet e sezonit të tyre dhe një pjesë janë në ankth në lidhje me ftesat që do të zbulojë Silvinjo këtë fundjavë, pasi një pjesë e madhe e ekipeve kombëtare që marrin pjesë në finalet e Europianit të Gjermanisë i kanë zbardhur tashmë listat e tyre. Në këtë listë pritet të ketë edhe surpriza, pasi jo të gjithë lojtarët e njohur të Kombëtares kanë minuta dhe po kalojnë formë të mirë. Një nga lojtarët e preferuar të Silvinjos, por që ka luajtur pak në këtë periudhë është sulmuesi anësor, Jasir Asani, i cili ishte ndër lojtarët me kontributin më të madh në kualifikimin e Shqipërisë në Europian. Ndërkohë, Jasir Asani është i destinuar të lërë Korenë e Jugut dhe të rikthehet në futbollin evropian. Për sulmuesin kanë shfaqur interes disa klube, mes të cilave edhe Duseldorf në Gjermani. Agjenti i Asanit, Aleksandar Javkov, ka trazuar “ujërat” duke publikuar një video nga stadiumi i gjermanëve, ku shihet në bisedë me disa zyrtarë të klubit dhe me mbishkrimin “Loading Jasir Asani”. Duket se më në fund Guangju është bindur dhe me shumën e duhur do lërë Jasirin të lirë, teksa Duseldorf luan në “play-off” për të siguruar një vend në Bundesligë me Bokum, raund që do jetë me dy ndeshje. Me gjasë, për shkak se Duseldorf ende nuk e ka siguruar vendin në elitën e futbollit gjerman, Asani me përfaqësuesit e tij nuk kanë vendosur firmën në kontratë për të zyrtarizuar kalimin.

Kombëtarja

Nuk është ende e qartë nëse Jasir Asani do ta marrë ftesën në Europian, por shumë specialistë mendojnë se ai e gëzon simpatinë e trajnerit Silvinjo për cilësitë teknike që disponon dhe përshtatshmërinë e madhe që merr në rolin e sulmuesit të djathtë edhe pse luan si mëngjerash. Pra ai është lojtar i tipit të Arien Robenit apo dhe Mesit, pasi di të luajë në të dy krahët, por kryesorja ai di të gjuajë në momentin e duhur drejt portës dhe bën gola spektakolar, gjë që u vërtetua gjatë ndeshjeve kualifikuese. Pra Asani është ai lojtar që pëlqehet nga trajneri dhe në Europian mund të luajë një pjesë loje cilësore, më e pakta. Por a do të marrë ftesë pritet të shihet lista që do të publikojë brenda pak ditsh trajneri brazilian i Kombëtares, Silvinjo.

Një shqiptar fiton titullin me Jang Bojsin në Zvicër

Ndërkohë që vëmendja është te Kombëtarja dhe lista e lojtarëve që do të ftohen, me përfundimin e kampionateve në Europë po shpallen edhe ekipet fituese. Në Zvicër ka shumë lojtarë shqiptarë dhe dalja kampion e një skuadre është e pamundur mos prodhojë një kampion shqiptar në këtë ligë. Ajo që ka qenë e qartë prej disa kohësh tashmë është zyrtare. Jang Bojs është kampion i Zvicrës për herë të 17-të në historinë e klubit. Falë fitores në Gjenevë, 1:0, Jang Bosi siguroi titullin e kampionit për herë të 17-të. Pjesë e suksesit është edhe Kastriot Imeri. Imeri luajti deri në minutën e 65-të për Jang Bojsin që mposhti Serveten të hënën me rezultatin 1:0. Jang Bojs është në vendin e parë me 74 pikë, kurse Lugano në vendin e dytë me 65 pikë. Lugano humbi nga Zurihu, 2:1.