BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Sport

Për Rejën nuk ka kohë për të humbur, në janar do të rinisë fushata e seleksionimeve të elementëve të rinj në Europë

Për Rejën nuk ka kohë për të humbur, në janar do

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka marrë konfirmimin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për ta vijuar punën në krye të përfaqësueses, pasi u cilësua sukses dhe madje arritje e madhe vendi i tretë në grupin I kualifikues për Botërorin “Katar-2022”, ku Shqipëria grumbulloi 18 pikë, shifër që më parë nuk ishte arritur dhe kjo u pa si një tjetër sinjal i mirë dhe nivel i arrirë për përfaqësuesen. Në fakt, Kombëtarja mori gjashtë pikë me vlerë në këto eliminatore, pas dy fitoreve me Hungarinë dhe kjo falë aftësive personale të Armando Brojës, ndërsa 12 pikët e tjera u morën me Andorrën dhe San Marinon, skuadra modeste të grupit që u mposhtën nga të gjithë rivalët e tjerë në grupin I. Gjithsesi, Reja do ta vazhdojë detyrën e tij në përfaqësuese, duke qenë me objektiva madhore për kualifikueset e Europianit të vitit 2024. Para se të shkohet atje, Reja do të testojë veten dhe ekipin në Ligën e Kombeve, edicioni i tretë, një tjetër shans për të treguar veten dhe për të lakmuar afrimin e të rinjve. Madje, Reja do të ketë mision që në fillim të vitit 2022 të gjejë sa më shumë elementë të talentuar e t’i seleksionojë ata me kujdes, për të siguruar vazhdimësinë e ekipit kuqezi në eliminatoret e Europianit të ardhshëm. Listën e lojtarëve të moshave që luajnë në Europë e ka FSHF, e cila ka vënë një staf enkas për këtë që të gjurmojë elementët shqiptarë që aktivizohen me klubet e ndryshme europiane madje për këtë ka dhe bashkëpunime me federatat homologe që të evidentohen këta elementë dhe t’u jepet një shans me ekipet e moshave të përfaqësueses tonë. Pra Reja do të zbresë në mejdan, jo për t’u ndeshur me ndonjë, por për të parë se cilët lojtarë i vlejnë të ardhmes së projektit të tij. do ta nisë nga Italia, atje ku në radhët e të rinjve në klubet italiane dhe në kampionatin e të rinjve, Primavera, ka plot lojtarë shqiptarë që mund të

Të rinjtë në Europë

Që në Europë ka shumë lojtarë të rinj shqiptarë që militojnë në ekipet e të rinjve të shumë klubeve kjo është e vërtetë, por se cilat janë cilësitë e tyre kjo nuk dihet, prandaj stafi që është punësuar pranë FSHF-së për këtë punë përpiqet të gjejë të dhënat nga informacioni që përcjellin federatat e futbollit të vendeve të ndryshme, klubet apo vetë të afërmit e fëmijëve. Natyrisht që kjo është pak e vështirë, por vetë trajneri Reja duket se ka ecur më mirë në këtë drejtim. Si duket ai ka mbledhur të dhëna të mjaftueshme gjatë kohës që pati ndërprerje të futbollit nga pandemia për shumë elementë të tillë dhe i ka në mbikqyerje. Në Primavera-n italiane luan një kontigjent shumë i madh dhe Reja është në dijeni të këtij kontigjenti, por zyrat e FSHF-së me “tentakula” në disa vende europiane kanë mbledhur informacion në kohë për lojtarët e vegjël të moshës nga 15 deri në 18 vjeç. Në Gjermani, Zvicër, Suedi, Norvegji, e padyshim në Britaninë e Madhe, ka shumë lojtarë shqiptarë. Kohët e fundit është vërejtur se të rinj shqiptarë ka dhe në Spanjë, Francë, Austri e Belgjikë, por edhe në vende ballkanike si Kroacia e Greqia. Seleksionimet do të bëhen në disa vende gjatë pranverës dhe verës së ardhshme.