BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Kryeministri Rama jep mesazhin e koduar, paralajmëron ndryshimin e madh
x

Sport

Perezin e këshillojnë të blejë Lionel Mesin, do të jetë goditja më e madhe në historinë e futbollit

Perezin e këshillojnë të blejë Lionel Mesin, do të

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i ka përmbushur objektivat e tij në krye të klubit “mbretëror”, duke fituar shumë tituj në Spanjë dhe disa trofe të UEFA Champions League. Por asnjëherë e mira s’ka fund dhe duket se dashamirësit po përpiqen ta bindin të bëjë goditjen më të madhe në historinë e futbollit dhe fjala është për “pleshtin” argjentinas, Lionel Mesin. A do të qëndrojë apo do të largohet? Tashmë flitet shumë për të ardhmen e Mesit, që mund të jetë larg Barcelonës. Mançester Siti duket skuadra më e interesuar 33-vjeçarin, derisa tani legjenda e Argjentinës, portieri tashmë në pension dhe ish trajneri i Atletiko Madrid, Jorge D’Alessandro, i ka dërguar një mesazh Florentino Perezit: “Blije Mesin”. Në “El Çiringuito de Jugones” Jorge tha se blerja e Mesit do të ishte goditja më e madhe në historinë e futbollit dhe ekonomikisht, për shkak të rivalitetit mes Barcelonës dhe Realit dhe për shkak të lojtarit se kush është Leo – Madridi do të ndryshonte edhe më shumë në aspektin ekonomik. Natyrisht, një gjë e tillë është shumë, shumë vështirë për t’u realizuar, duke e ditur historinë mes dy klubeve, por edhe ajo se çfarë i ka dhënë Barça Mesit për 20 vjet – vështirë se do të bënte një lëvizje të tillë që në Barcelonë do ta quanin si Luis Figon “Tradhtar”. Ndërkohë, Reali i Madridit ka nisur të mendojë për të ardhmen, pasi po has shumë vështirësi këtë sezon, duke zhgënjyer jo pak me paraqitjen e tyre si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur dhe për këtë kanë nisur të punojnë për të bërë ndryshime. I pari në listën e synimeve të madrilenëve është mesfushori i talentuar i Ajaksit, Rajan Gravenberç, i cili shihet si Pol Pogba i ri. Gravenberç gjithashtu kërkohet edhe nga skuadrat e tjera evropiane si, Juventus dhe Barcelona, prandaj klubi spanjoll Real Madrid ka filluar bisedimet me agjentin e futbollistit Mino Raiola. 18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror, i cili ne vitin e kaluar numëroi nëntë paraqitje duke arritur të shënon dy gola dhe një asist, ai ka debutuar me skuadrën e Ajaksit në moshën 16-vjeçare. Në ketë fillim sezoni ai ka munguar vetëm në dy ndeshje për shkak që ka qenë me koronavirus ndërsa ne ndeshjet tjera ai ka qene titullar për skuadrën holandeze. Eduardo Camavinga, Earling Haaland dhe Kylian Mbappe janë të tjera objektive të 13 herë kampionëve të Evropës për vitin 2021. Nga ana tjetër, rivalja e Realit të Madridit, Barcelona, po përpiqet të largojë krizën financiare që e ka pushyuar. Megjithatë, edhe pse në krizë, Barça është klub i dëshiruar nga lojtarët e mëdhenj. Kështu, braziliani Nejmar ëndërron të rikthehet në “Camp Nou”. Nejmar ende është duke lobuar për t’u rikthyer në Barcelonë, raporton “Sport”, me brazilianin që po refuzon të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain. U raportua se Nejmar është adaptuar me jetën në “Parc des Princes” pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, por do të mirëpriste tani një rikthim në “Camp Nou”. Për katër sezone me fanellën e Barcelonës, Nejmar ka bërë 186 paraqitje, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.