Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përjashtimi i Strakoshës nga kombëtarja, Armand Duka zbulon prapaskenat

Postuar: 18/03/2019 - 16:06

Armand Duka i ka dalë në krah të trajnerit Christian Panucci, i cili ka përjashtuar portierin Thomas Strakosha nga kombëtarja për dy ndeshjet e ardhshme, pas njoftimit nga futbollisti i Lazios se nuk mund të ishte që dje në Tiranë.

Situatë e sikletshme, sepse deri dje pasdite nuk kishte asnjë problem dhe në mbrëmje u mor vesh kjo histori, për të cilën vetë Duka nuk ishte njoftuar fare.

Gjithsesi, në Durrës sot ishte edhe vetë presidenti i Federatës, i cili foli për çshtjen Strakosha: “Më vjen keq për Strakoshën, sepse është një nga lojtarët më të rëndësishëm. Ai është i rëndësishëm, por disiplina është akoma më e rëndësishme për skuadrën dhe kjo është fitore e disiplinës. Nga kontakti që kam pasur me trajnerin, portieri nuk ka pasur arsye objektive për të munguar. Nëse gjithë shokët vijnë në kohë, duhet të respektosh orarin. Le të shërbejë si një mësim për lojtarin, që Kombëtarja është mbi gjithçka“.

Ndërkohë ditën e sotme, 23-vjeçari ka postuar një foto në “Instastory” me fanellën e Kombëtares, teksa në sfod kishte vendosur këngën e Eminemit “Till i Collapse” (Deri sa të rrëzohem)…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:25

Një fenomen i rrezikshëm ka ndodhur gjatë Interi-Atalanta në stadiumin “San Siro”.

Postuar: 20/04/2019 - 08:11

Liverpuli e Totenhemi ndodhen në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, kurse Çelsi dhe

Postuar: 20/04/2019 - 07:47

Edoardo Reja u prezantua pak ditë më parë në krye të përfaqësueses së Shqipërisë, duke premtuar t

Postuar: 20/04/2019 - 07:44

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve për të dhënë mendimet e tij rreteh

Postuar: 19/04/2019 - 19:50

Një person i cili përdorte identitetin Clement Turpin është vënë në pranga nga policia franceze p

Postuar: 19/04/2019 - 11:29

Jo më larg se para disa ditësh është zyrtarizuar trajneri i ri i Kombëtares,Edoardo Reja.