BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Sport

Përmbysja e çmendur/ Tirana kryeson Superioren, mund Kukësin në 2 minuta

Përmbysja e çmendur/ Tirana kryeson Superioren, mund Kukësin

Tirana ka bërë përmbysjen e çmendur 2-1 në sfidën ndaj Kukësit e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e 52’ Kukësi kalon në avantazh 1-0 ndaj Tiranës.

Por në pjesën e dytë bardheblutë shënuan dy herë brenda dy minutave fillimisht me anë të Idriz Batha i cili shënoi nga goditja e dënimit.

Torasa kalon në avantazh bardheblutë. Pas një depërtimi fantastik të Kobina nga e djathta, ky i fundit asiston për argjentinasin Torasa, i cili e ka shumë të lehtë me portën e boshatisur të shënoje.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në vendin e parë me 44 pikë duke zbritur Kukësin kështu në vend të dytë me 42 pikë.