BREAKING NEWS

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan: Më kërkoi në mënyrë jodiplomatike…

Berisha zbulon telefonatën që solli përplasjen me Erdogan:
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin

Sali Berisha zbulon arsyen pse bojkotoi sot Kuvendin
x
BREAKING NEWS

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta

Erdogan nuk e takoi, reagon për herë të parë Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon planin e madh që po përgatitet për Shqipërinë

Pritet kthesa drastike në politikën shiptare / Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa të menjëhershme pë gylenistet që marrëdhëniet tona të mos errësohen

Erdogan ia bën të qartë qeverisë shqiptare: Merrni masa
x
BREAKING NEWS

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do lejojmë askënd që të prishë këtë panoramë të bukur e të këndshme

Presidenti Erdogan flet në Parlamentin e Shqipërisë: S’do
x
BREAKING NEWS

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit
x
BREAKING NEWS

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime të reja në Shqipëri

Erdogan jep njoftimin e rëndësishëm, paralajmëron zhvillime
x

Sport

Përmbysje spektakolare e Partizanit në “Elbasan Arena”, Teuta udhëheq 90 minuta e del pa pikë

Përmbysje spektakolare e Partizanit në “Elbasan Arena”,

Partizani ka regjistruar dje një prej fitoreve më të bujshme të këtyre 10 jave të para të sezonit, duke fituar në sekondat e fundit ndaj Teutës me përmbysje 2-1 dhe duke siguruar një trepikësh që e ngjit ndjeshëm në tabelën e renditjes. Ka qenë një nisje shumë e mbarë e fazës së dytë për të kuqtë, edhe pse fitorja e tyre ka qenë e tensionuar. Teuta protestoi, por kjo asgjë nuk do të ndryshojë, sepse Partizani tani kapërcen menjëherë disa skuadra dhe forcon pozitat e tij.

Ndeshja

Në stadiumin “Elbasan Arena”, që si pasojë e reshjeve mori në momente të caktuara pamjen e një liqeni, Partizani u tregua më i vendosur sidomos në minutat e para. 3 goditje këndi patën të kuqtë brenda pak minutash, por lojtarët nuk arrinin ta shtynin topin në rrjetë. Rasti i parë për Teutën do të regjistrohej në të 20’, kur Kallaku ftoi Lorenco Vilën në gjuajtje, por ky i fundit ndalet nga portieri Teqja. Por goli nuk do të vononte shumë dhe në minutën e 25-të vjen për durrsakët. Kallaku bën mirë detyrat në lojën e tij dhe jep pasim ideal për Gjeorgjiev, i cili e shfrytëzoi si duhet vertikalizimin e sulmuesit dhe gjuajti saktë duke u dhënë avantazhin “djemve të detit”. Partizani u kundërpërgjigj menjëherë, duke tentuar të barazojë shifrat, or nuk pati qartësinë dhe forcën e duhur në finalizim. Mala kishte një rast të mirë në të 35’, por atë e ndali portieri Qirko, duke mos i dhënë shans. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Teutën, e cila shkoi në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë se rivali.

Pjesa e dytë, Partizani përmbys gjithçka

Në fraksionin e dytë të lojës të dyja skuadrat u përpoqën të bënin më të mirën e tyre. Në minutën e 54-t, pati një krosim të gjatë në zonën e Partizanit, aty ku Lorenzo Vila provon me kokë, por gjuajtja shkon pa problem në duart e Teqjas. Vijnë momente të mira e të njëpasnjëshme për Teutën, e cila kërkon golin e sigurisë, por edhe asaj i mungon qartësia në pasimin e fundit e sidomos në finalizimin e aksioneve. Në të 59’, pasimin ideal të Kallakut nuk e shfrytëzon as Vila e as Gjeorgjiev. Në minutën e 63-të të ndeshejs vjen një moment i diskutueshëm. Partizani pretendon për penallti, por arbitri kryesor, pas konsultimit me VAR, urdhëron vazhdimin e lojës. Një krosim në zonë prek dorën e Hektori Idrizajt, por më parë, ishte rënë në këmbë dhe për arbitrin nuk është penallti. më tej vijojnë momente të mira për Partizanin, por Cara me shokë nuk kanë shënjestrën e duhur para portës, duke gabuar rëndë. Në minutën e 87-të vjen një tjetër moment që duhet përmendur. Një përplasje e Muratajt me Acquah solli nervozizëm dhe Albio Marku mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Partizanin me 10 futbollistë. Nuk kursehet i kuq i as për Albano Aleksin, që gjithashtu shkon para kohe në dhomat e zhveshjes. Të dy skuadrat mbeten me nga 10 futbollistë. Një minutë më pas Partizani nga një goditje këndi Partizani fiton penallti. Gjyqtari nuk heziton. Godet saktë Junior dhe barazon shifrat 1-1. Akordohen 6 minuta shtesë dhe në minutën e 6-të shtesë Partizani përmbys ndeshjen. Aksion mjaft i bukur i “të kuqve”, me topin që shkon te Cara, i cili lëviz mirë në zonë dhe mposht portierin Qirko. Partizani del nga Elbasani me tre pikë, ndërsa proteston egër Kallaku me shokë ndaj gjyqtarëve.