BREAKING NEWS

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve, pritet ndryshim rrënjësor në Parlament

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që
x

Sport

Përmirësohen raportet e Mesit me Griezman, për Memfis Dipajn s’ka vend tek Barcelona

Përmirësohen raportet e Mesit me Griezman, për Memfis Dipajn

Barcelona vijon të jetë një prej klubeve më të mira në botë. Pavarësisht zhgënjimit të sezonit të kaluar, ku dështoi të fitonte trofe, edhe pse deri në fund të edicionit ishte në garë për gjithçka, duket se katalanasit e kanë lënë pas periudhën e krizës dhe po mendojnë për të ardhmen, pra për fatet e këtij sezoni, ku aq shumë dëshirohet suksesi. Ndeshjet e fundit kanë bërë progres, ku kanë fituar disa takime radhazi dhe janë futur plotësisht në vallen e suksesit. Madje dhe raportet e Mesit me klubin dhe me protagonistët e tjerë blaugrana janë përmirësuar së tepërmi, gjë që e shprehur para pak ditësh vetë trajneri Ronald Kuman, i cili theksoi se me Mesin në ekip Barcelona di të fitojë dhe të rrisë pretendimet dhe uroi që ky bashkëpunim i frytshëm i javëve vtë fundit të vijojë deri në fund. Ndërkohë, vetë Mesi ka lënë të hapur mundësinë e qëndrimit në Katalonjë, pavarësisht se kontrata e tij me klubin mbaron në fund të sezonit. Mesi e ka lënë të nënkuptuar që me ndryshimet ë do të ndodhin në klub pas zgjedhjeve për presidentin e ri, mund të qëndrojë edhe më shumë me klubin blaugrana. Një tjetër element që ka sjellë entuziazëm në radhët e Barçës është raporti i përmirësuar i Mesit me sulmuesin tjetër, Antuan Griezman, një raport që mund të frenojë, nga ana tjetër, ardhjen e lojtarit të Lionit, Memfis Dipaj. Sa më e mirë të jetë marrëdhënia mes Mesit e Griezmanit, aq më pak vend ka për të tjerët. Me largimin e Luis Suarezit, lindi nevoja që Mesi e Griezman të bashkëpunojnë më shumë dhe ky raport, i përmirësuar javët e fundit, është theksuar me forcë edhe në shtypin sportiv spanjoll. Sikurse shkruajnë gazetat sportive, Mesi e Griezman mund ta “anulojnë” transferimin e Depaj te Barcelona. Forcimi i repartit të sulmit ishte njëri nga prioritetet e trajnerit të Barcelonës, Ronald Kuman për afatin kalimtar të verës dhe po ashtu edhe tash në janar. Memfis Dipaj ishte i preferuari i Kumanit, por me performancat e larta të Antuan Griezman dhe Lionel Mesit në vitin 2021, transferimi i holandezit mund të mos realizohet. Edhe Mesi edhe Griezman e kanë startuar në mënyrë të mirë vitin e ri. Kapiteni i Barcelonës ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit, kurse Griezman realizoi dy herë në ndeshjen e fundit ndaj Granadës në La Liga. Kombinimi dhe përshtatja e mirë e Messit me Griezmanin, e po ashtu edhe me Pedrin mund t’ia pamundësojë ardhjen e Depay në “Camp Nou”. Edhe financat mund të jenë një problem për klubin e Barcelonës për të afruar lojtarë. Pandemia i ka goditur rëndë dhe klubi ka pësuar humbje qindra milionëshe. Por, mbetet të shihet se cilët do të jenë hapat që do të ndërmerren në këtë afat kalimtar nga klubi blaugrana. Për momentin klubi ndodhet në krizë financiare dhe rroga e Mesit dhe “yjeve” të tjera mbetet problem për kapacitetet e klubit dhe objektivat për të afruar lojtarë cilësorë.