BREAKING NEWS

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se
x
BREAKING NEWS

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn
x
BREAKING NEWS

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr
x
BREAKING NEWS

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i
x
BREAKING NEWS

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE
x
BREAKING NEWS

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla
x
BREAKING NEWS

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në
x
BREAKING NEWS

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit,
x

Sport

Përmirësohet situata e kuqezinjve në Itali, Hysaj e Gjimshiti titullar, Asllani minuta finalesh

Përmirësohet situata e kuqezinjve në Itali, Hysaj e Gjimshiti

Në Itali luajnë shumica e titullarëve të skuadrës përfaqësuese dhe të gjithë trajnerët që kanë drejtuar Kombëtaren deri tani e kanë pasur këtë kontigjent si pikë orientimi. Por jo të gjithë gëzojnë formë maksimale sportive. Sidoqoftë, vihet re ditët e fundit një përmirësim i ndjeshëm i këtij grupi, sepse Kumbulla luan, Gjimshiti e Hysaj po ashtu dhe ka përmirësim nga Ismajli, Bajrami e Asllani.

Asllani po përmirëson treguesit tek Interi

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, luajti pak minuta në fund të ndeshjes së Superkupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, duke fituar edhe trofeun, por pa pasur kohë në dispozicion për të bërë diferencën. Gjithsesi, tek Interi ai po tregohet lojtarë me statistika të mira. Në analizat që kanë bërë specialistët e ndryshëm, kanë konstatuar rritje të nivelit të futbollistit. Kështu, mesfushori i talentuar i kombëtares shqiptare, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Inter-Parma (2-1), i vlefshëm për raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë. 20-vjeçari dha një kontribut të madh në kualifikimin e ekipit zikaltër. Asllani realizoi saktë 86% të aksioneve, ndërkohë që pasimet e sakta në drejtim të shokëve ishin në masën 88%. Mesfushori fitoi 57% të dueleve, ndërkohë që u shfaq aktiv edhe në duelet ofensivë të fituara. Asllani rikuperoi 6 topa, teksa dha edhe një pasim kyç, duke nisur aksionin e golit të dytë të Interit. “Misioni u krye me sukses. Jemi të lumtur që arritëm të kalojmë në raundin tjetër. E dimë që ndeshja e parë në Kupën e Italisë është gjithmonë e vështirë. Pjesa e parë nuk ishte aty ku duhej, pasi ishim të ngadaltë në manovrat tona, por në fraksionin e dytë reaguam dhe arritëm të ndryshonim rezultatin. “E pata të vështirë që të gjeja hapësira në fillim, diçka që është normale kur përballë ke një skuadër që luan e mbyllur pas. Në pjesën e dytë ata na lejuan më shumë hapësira dhe unë arrita që t’i shfrytëzoja mundësitë e mia. Ndihem mirë që e ndihmova ekipin dhe shpresoj që të vijoj me të njëjtin ritëm”, theksoi ai.

Atalanta fiton me Specian, Gjimshiti luan titullar

Atalanta po përballet me Specian në ndeshjen e raundit të 1/8-ve në Kupën e Italisë. Sfida në Bergamo ka nisur plot emocione, teksa janë shënuar katër gola brenda 16 minutave. Nigeriani Ademola Lukman zhbllokoi takimin në minutën e dhjetë, ndërkohë që dyfishoi dy minuta më vonë me një diagonale të saktë. Specia reagoi përkohësisht dhe shkurtoi rezultatin me anë të Albin Ekdal (14’). Atalanta nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 26’ realizoi golin e tretë. Aksion shumë i bukur, kombinime fantastike të djemve të Gasperinit dhe finalizim i Hans Hateboer. Berat Gjimshiti e ka nisur si titullar këtë përballje. Atalanta fitoi me shifrat 5-2 dhe siguron kualifikimin e ku në raundin tjetër do të gjejë Interin. Duhet thënë se Gjimshiti luajti titullar dhe e kompletoi ndeshjen. Performanca e tij ishte cilësore dhe mund të pranohet se ka lënë përfundimisht problemet me dëmtimet dh mund të sigurojë sërish një profil të lartë në radhët e bergamaskëve për pjesën e mbetur të sezonit. Në Kombëtare është vërtet i domosdoshëm, nisur dhe nga nevoja e mbrojtjes kuqezi për lojtarë të kalibrit të tij.