BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Përplasja me fyerje mes Anjelit dhe Kontes, trajnerin e Interit e presin masa disiplinore

Përplasja me fyerje mes Anjelit dhe Kontes, trajnerin e Interit e presin

Gjysmëfinalja e kthimit e Superkupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi në barazim pa gola, rezultat që kualifikoi bardhezinjtë në finalen e madhe, por vëmendjen në këtë duel e mori përplasja mes trajnerit Antonio Konte dhe presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli. Irritimi i trajnerit të Interit nisi në minutat e para të ndeshjes kur zikaltrit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Lautaro Martinez brenda zone. Konte u duk shumë i revoltuar dhe nga aty nisën edhe ofendimet në distancë mes tij dhe Anjelit që morën përmasa më të mëdha në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e gjithë takimit. Leonardo Bonuçi, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Konte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”. Vetë tekniku i Interit, për mikrofonat e “Rai Sport” deklaroi në fund të ndeshjes: “Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”. Nuk munguan “shkëndijat” në pushimin mes pjesëve mes Kontes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Kreu i pankinës së Interit është kapur edhe nga kamerat, teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë. Në mediat italianë raportojnë se Konte e ka pasur pikërisht me numrin një të klubit bardhezi, i cili në fund i është kthyer keq duke i thënë ta futë në b***ë atë. Situata aspak të këndshme këto që mund të përfundojnë në axhendën e gjykatësit sportiv i cili mund të dënojë si Konten ashtu edhe Anjelin. Ndërkohë, përplasja mes Antonio Kontes dhe Andrea Anjelit në sfidën e kthimit të raundit gjysmëfinal të Kupës së Italisë ka ringjallur pakënaqësinë e tifozëve të Juventusit ndaj ish-kapitenit të parë dhe më pas trajnerit të “Zonjës së Vjetër”. Mbështetësit e ekipit që po dominon prej një dekade futbollin italian kanë marrë iniciativën për të nënshkruar një peticion për heqjen e “yllit” të Kontes në “Allianz Stadium”. Të njëjtën gjë kërkuan edhe në vjeshtë të vitit 2019, sepse kalimi i trajnerit puljez tek Interi nuk mund të pranohej kurrë nga shumica e tifozëve të Juventusit. Konte, në tetor 2019, i etiketoi “injorantë dhe jo tifozë”, duke mos kursyer një “shigjetë” edhe për Andrea Anjellin. Marrëdhënia e tensionuar doli në pah përsëri në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me Konten që i tregoi gishtin e mesit presidentit bardhezi. Por kjo nuk ishte përplasja e vetme mes palëve. Sipas mediave italiane, ka pasur një përballje edhe mes menaxherit të Interit, Gabriele Oriali, dhe administratorit të përgjithshëm të bardhezinjve, Fabio Paratiçi. “Mos guxoni të flitni me lojtarët dhe stafin tonë”, raportohet se ka thënë Oriali ndaj drejtuesve të Juventusit. E menjëhershme ka qenë replika e ashpër e Paratiçit që e ka çuar në nivelin tjetër situatën. “Të leverdis të na rrish larg, përndryshe është momenti që të të rrah”, ishte përgjigja e drejtuesit të Juventusit. Mediat italaine raportojnë se Bonuçi, ashtu si edhe gjyqtari Mariani, kanë qenë të pranishëm në momentin e këtij dialogu të tensionuar.