BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Përplasje me ekipet e fundtabelës, Vllaznisë i vjen në ndihmë kalendari për të prekur titullin

Përplasje me ekipet e fundtabelës, Vllaznisë i vjen në

Kategoria Superiore do të luajë në fundjavë ndeshjet e xhiros së parë të fazës së fundit të këtij sezoni, ku lufta për titull shihet mjaft e fortë, përderisa janë 5 skuadra që rivalizojnë për trofeun. Natyrisht, në këtë edicion Vllaznia është ekipi që ka lënë më shumë mbresa, nisur nga fakti se e nisi edicionin si skuadër pa pretendime dhe tani është në mesin e atyre skuadrave të kreut që ka një shans të madh për të qenë fituese e garës. ndërkohë, duhet thënë se fitorja me Kastriotin në kampionat ishte shumë pozitive pavarësisht se erdhi në kufirin e kohës, ndërkohë që fill pas asaj sfide, kuqeblutë nuk shkuan dot më shume sesa dy barazime radhazi, fillimisht me Partizanin dhe së fundmi ndaj Laçit. Marrja e një pike mund të konsiderohet një rezultat i kënaqshëm për shkodranët, pavarësisht se dëshira ishte që qoftë edhe në një nga këto dy ndeshje kundër rivalëve direkt ekipi të merrte maksimumin. Gjithsesi rikthimi te rezultatet e pritshme ka ndryshuar dhe humorin e shkodranëve, jo vetëm për pozicionin në renditje, por dhe pritshmëritë në këtë fund kampionati, ku dhe morali mund të luajë një rol të rëndësishëm duke patur parasysh dhe ndryshimet e shpeshta në renditje, aq më tepër që me kaq shumë sfida direkte mjafton vetëm një hap fals për të humbur terren. Dueli ndaj Apolonisë mund të konsiderohet si një bonus që nuk duhet të lënë pa u shfrytëzuar nga kuqeblutë. Përballë fierakëve asgjë nuk do të jetë e lehtë pavarësisht formës jo të mirë, por kurrsesi Vllaznia nuk mund t’ia lejojë vetes mos marrjen e një fitoreje. Pas asaj sfide shkodranët i pret një tjetër ndeshje e lehtë në letër, pasi do të presin Skënderbeun në “Loro Boriçi” dhe nëse ia dalin të marrin maksimumin në këto dy takime, atëherë mund të rimarrin kryesimin dhe të shtojnë dozën e besimit te titulli kampion. Megjithatë para se të shkohet te ndeshjet e kampionatit, në mesjavë e pret një sfidë mjaft e rëndësishme si gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë ndaj laçit, një tjetër kompeticion që shkodranët e synojnë, pasi të jep edhe një biletë për në Kupat e Europës.

Ahmataj sheh Teutën favorite e jo Vllazninë

Kampionati ka mbyllur fazën e tretë dhe tashmë kanë mbetur vetëm nëntë ndeshje nga fundi, teksa çdo pikë do të vlerësohet maksimalisht. Ish-trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj për “Sport News Plus” shprehet se të pesta ekipet e para janë ende në garë, mirëpo Teuta është favoritja kryesore duke qenë se po funksionon më së miri. “Është e vërtetë që kemi hyrë në fazën finale të kampionatit, në këtë moment duhet të jesh i freskët, i përqendruar dhe duhet të mbash ritmin. Teuta ka një skuadër të mire, të fortë dhe është një ekip i konsoliduar. Tek Teuta çdo gjë po funksionon brenda skuadrës. Ka shansin e madh sepse do të nisi fazën e katërt me dy pikë diferencë nga ndjekësit dhe është ekipi për tu mundur këtë sezon. Në qoftë se një skuadër është e konsoliduar atëherë nuk ka pse të ketë probleme në fazën tjetër, kështu mendoj dhe për Teutën se është favorite për titull”, theksoi Ahmataj. Ndërkohë, ai komentoi potencialin e kampionatit dhe sjelljen e klubeve në garë, duke thënë se nuk ka klube që bëjnë diferencë sikurse janë Reali e Barça në Spanjë. “Ky kampionat është projektuar që në fillim të jetë kështu. Akoma janë të pesta ekipet pretendente për titull. Nuk ka dy skuadra elitë që të jenë pretendente kryesore siç e kanë dhe vendet e tjera. Për shembull Real Madridi dhe Barcelona, që mbledhin lojtarët më të mirë të kampionatit dhe pastaj përplasen me njëra-tjetrën. Është tjetër gjë kur ka surpriza në kampionat. Tek ne kjo nuk ka ndodhur sepse nuk ka një ekip që i ka mbledhur lojtarët më të mirë. Për këtë gjë mendoj se e ka fajin merkatoja e dobët pasi skuadrat janë të vetëdijshme që skuadra duhet të ketë shumë eksponentë kryesorë për të fituar. Titulli fitohet me mbrojtën më të mirë, sepse po shënove edhe do pësosh prandaj duhet një mbrojtje e mirë dhe Teuta e ka. Teuta ka avantazh pasi vjen me një strukturë të ngritur nga vjet, Bregu dhe Krasniqi po funksionojnë shumë mirë. Dhe në ndeshjen ndaj Laçit treguan që luajnë mirë bashkë. Teuta ka dhe një brez të mirë lojtarësh nga Durrësi si, Arapi, Rustem Hoxha, dy Vilat. Plus që Vila dhe Arapi kanë qenë dhe në Kombëtare dhe kanë eksperiencë”, nënvizoi më tej Ahmataj.