BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Përplasje për KOKSH, Duka i futbollit kërkon shtyrjen e asamblesë, zgjedhjet më 17 prill

Përplasje për KOKSH, Duka i futbollit kërkon shtyrjen e

Të shtunën do të ketë zgjedhje në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme, pasi siç dihet është shkarkuar presidenti i mëparshëm Viron Bezhani dhe asambleja zgjedhore do të zgjedhë jo vetëm presidentin e ri, por edhe organet e reja drejtuese të institucionit olimpik në vend. Por para se të bëhen zgjedhjet kanë nisur përplasjet, që paralajmërojnë “furtunë”. Kjo situatë aspak e mirë duhet lidhur jo vetëm me përplasjet e mëparshme mes sekretarit Stavri Bello dhe presidentit Viron Bezhani, por edhe me ndërhyrjet e palëve që me sa duket kanë mbështetje politike. Gjithsesi, është caktuar 17 prilli si datë për zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore të Jashtëzakonshme në KOKSH, por këto zgjedhje nuk i kanë pë,lyer aspak Armando Dukës së futbollit, i cili po mban “flamurin” e kundërshtisë së zhvillimeve në KOKSH, me idenë se nuk janë zbatuar rregullore dhe ligjet dhe se shumë federata nuk kanë pasur njohuri për këto zhvillime e për pasojë zgjedhjet duhet të shtyhen. Kërkesa zyrtare për shtyrjen e zgjedhjeve në KOKSH regjistron kulmin e përplasjes, gjë që tregon se situata mund të ndizet nga momenti në moment.

Letra FSHF-së: Të shtyhen zgjedhjet

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një shkrese zyrtare të presidentit të saj, Armand Duka, i është drejtuar zyrtarisht KOKSH, ku i shpreh kundërshtimet e saj në lidhje me organizimin e Asamblesë së përgjithshme Zgjedhore të Komitetit Olimpik në 17 prill, duke kërkuar shtyrjen e saj dhe duke dhënë edhe një zgjidhje për situatën e paligjshmërisë në të cilën lundron këto kohë olimpizmi shqiptar. Presidenti i Federatës Armand DUKA, në përgjigjen e tij ndaj një kërkese për shprehje mendimi nga ana e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar thekson se i ashtuquajturi Komision i Verifikimit dhe Etikës, ligjshmëria e të cilit është duke u shqyrtuar në gjykatë ka marrë kompetencat e vetë asamblesë duke marrë vendime mbi pjesëmarrjen në asamble. Komisioni në fjalë, pak ditë më parë, nëpërmjet një vendimi të paprecedent e skandaloz, përjashtoi plot 23 federata nga Asambleja Zgjedhore e 17 prillit, përfshirë këtu edhe atë të Futbollit. Për këtë arsye institucioni qeverisës i futbollit shqiptar nëpërmjet presidentit Duka, kujton se nëpërmjet vendimeve aspak normale Asambleja Zgjedhore e KOKSH-it rrezikon kuorumin për mbajtjen e saj, edhe pse në janar në pozita të tilla ndaluese zhvilloi në mënyrë të paligjshme asamblenë Statutore. Në këto kushte Federata Shqiptare e Futbollit i propozon KOKSH-it, se duke qenë se rrethanat e kësaj Asambleje Zgjedhore janë dukshëm nën një ndikim politik, dhe çdo vendim ndryshe cenon ligjshmërinë se tyre, rruga më e drejtë është që asambleja e programuar për në 17 prill të shtyhet duke u marrë dhe masat vijuese, në të ardhmen të thërritet një asamble e re, e cila fillimisht të zgjidhë problemin e anëtarësisë së KOKSH, regjistrimin e këtij vendimi në Gjykatën e Rrethit Tiranë sipas ligjit dhe vetëm më pas mund të mbahet Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore. Letra zyrtare e Presidentit të Federatës të Futbollit Armand Duka, mbyllet me bindjen se këto janë hapa të domosdoshëm për ti dhënë fund këtij kapitulli të shëmtuar në olimpizmin shqiptar.

Pasojat

Nëse shumica e federatave nuk përfshihen në votime dhe nëse do të ketë pretendime, atëherë në të ardhmen institucioni mund të mbetet peng i përplasjeve vtë vazhdueshme. Gjithsesi, hapat e ndërmarrë së fundmi janë brenda ligjshmërisë, të bazuar në statut dhe kjo i ka bërë organizatorët e zgjedhjeve të kenë qetësinë e duhur për t’i shkuar deri në fund zgjedhjeve dhe normalizimit të situatës. Ndërhyrja e politikës mund të ketë efekte negative dhe kërkesat e vazhdueshme të Dukës së futbollit që këto zgjedhje të shtyhen apo të mos njihen paralajmërojnë një ngërç të ardhshëm në kryeinstitucionin e olimpizmit shqiptar.