Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përveç Champions dhe Europa League, ky do të jetë kompeticioni më i ri për klube në Europë

Postuar: 11/09/2018 - 14:48

Përveç Ligës së Kampionëve dhe “Europa League”, pritet të mësohet emri dhe mënyra e funksionimit të kompeticionit të tretë. Për 28 vjet (1971-1999), klubet e kontinentit tonë kanë garuar së bashku për Kupën Europiane, e cila më tej mori emrin Liga e Kampionëve, pas riformatimit në vitin 1992. Ekzistonte edhe Kupa UEFA, e cila u shndërrua në “Europa League” në sezonin 2009-2010, apo “Cup Winners”, që e pati edicionin e fundit në vitin 1999.

 
Ky kompeticion i tretë, për të cilin ende janë në kërkim të emrit, do të ketë përbërjen e 32 ekipeve nga një total prej 96 ekipesh europiane, që marrin pjesë në garat kontinentale. Edhe pse detaje të mëtejshme mbi sistemin e vlerësimit për këtë kompeticion të tretë europian për klubet janë të panjohura, duket se në parim është rënë dakord që në sezonin 2021-2022 te kemi një garë të trefishtë të UEFA-s.
 
Sipas “Sport Bild”, ky komepticion i ri europian do të zvogëlojë numrin e klubeve nga kontinenti ynë, që marrin pjesë në “Europa League”. Pra, nuk do të preket Champions-i. Ky reduktim do të ndodhë nga 48 deri në 32 ekipe, duke pasur të njëjtin numër si në Ligën e Kampionëve. /CNA.al

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2018 - 07:18

Barcelona kishte gjithë verën që insistonte që Antuan Griezman të vishte bluzën e katalanasve, me idenë që ai mund të bënte gjëra të mëdha me skuadrën blaugrana. Por nuk ndodhi aspak kështu.

Postuar: 20/11/2018 - 07:16

Sulmuesit po pakësohen gjithmonë e më shumë.

Postuar: 20/11/2018 - 07:15

Shqipëria u poshtërua në Shkodër nga Skocia me rezultatin 4-0, duke na dhënë një goditje të rëndë

Postuar: 19/11/2018 - 23:41

 Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it

Postuar: 19/11/2018 - 22:42

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, i cilësuar si një nga trajnerët më të mirë i kuqezinjve, Gia

Postuar: 19/11/2018 - 20:06

Humbja poshtëruese 0-4 kundër Skocisë në Ligën e Kombeve ka vënë në qendër të shënjestrës trajner

Postuar: 19/11/2018 - 19:48

Cristiano Ronaldo po shijon lidhjen e tij me modelen Georgina Rodriguez, madje së shpejti do