BREAKING NEWS

E rëndë në Laç/ Makina përfundon në përrua, zbardhet çfarë ka ndodhur me dy vajzat e reja që ishin brenda automjetit. Dalin pamjet e rënda

E rëndë në Laç/ Makina përfundon në përrua,
x
BREAKING NEWS

300 mijë trupa të NATO po përgatiten të zbarkojnë në “oborrin” e  Vladimir Putinit, fillon plani anti-rus në kufirin lindor për të shkatërruar Rusinë, rrezik total lufte

300 mijë trupa të NATO po përgatiten të zbarkojnë
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të forta në të dyja vendet, jepet alarmi në Beograd: Vuçiç i hapi rrugë planit për të krijuar “Shqipërinë e madhe”

Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të
x
BREAKING NEWS

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë ndodhi sot në Gjykatë me Saimir Tahirin

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO,
x
BREAKING NEWS

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/
x
BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x

Sport

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen të pakënaqur me trajnerin Pep Guardiola

Pesë “rebelë” të Mançester Sitit shprehen

Në Premier League këtë sezon po dominon Arsenali, i cili theu dhe një rekord që lidhet me numrin e pikavarazhit në mesin e sezonit, ku “Topçinjtë” kapën kuotën e 50 pikëve. Nga ana tjetër, Mançester Siti nuk qëndron larg, në vend të dytë dhe në një kampionat ku ka ende shumë xhiro deri në fund mund të bëjë surprizë. Pra, gara në Premier League do të jetë e fortë, pavarësisht dominimit të momentit nga Arsenali. Thënë ndryshe, Mançester Siti nuk ka hequr dorë nga Premier League, djemtë e Pep Guardiolës duan të fitojnë titullin për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit, por Arsenali po “fluturon” dhe fokusi është kthyer te Champions League, objektivi i shumëdëshiruar nga “Qytetarët”. Por, situata nuk duket aq e mirë në kampin e skuadrës së Pep Guardiolës dhe shkaku lidhet pikërisht me trajnerin spanjoll. “El Chiringuito” raporton se pesë futbollistë të Mançester Siti janë të pakënaqur me Guardiolën. Ata janë Ilkaj Gundogan, Bernardo Silva, Kyle Uolker, Zhao Kancelo dhe Ajmeric Laporte. Shkaqet lidhen kryesisht me kontratat e tyre, por edhe me raportet personale me trajnerin. “Këta të pestë janë kandidatët kryesorë për t’u larguar nga Mançester Siti në fundin e sezonit”, u shpreh gazetari Jose Alvarez. Sa i përket mesfushorit gjerman, ai ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe media të ndryshme raportojnë prej kohësh që ka një akord paraprak me Barcelonën, ekip ku pritet të transferohet me parametra zero në verë. Bernardo Silva e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për t’u rikthyer në Portugali, por pa e specifikuar se kur, ndërkohë që emri i tij është lidhur edhe me PSG-në e Barcelonën. Tre të tjerët nuk kanë raporte pozitive me Guardiolën, ata kanë refuzuar mundësinë e rinovimit dhe po mendojnë seriozisht të ndryshojnë ambient në fund të sezonit. Ndërkohë, Guardiola foli gjatë konferencës së djeshme për shtyp edhe për ish-skuadrën e tij, Barcelonën, duke thënë se ka nostalgji për ato vite. Ai tha se nëse do të ishte ndihmës-trajner dhe Barcelona do ta thirrte, do të shkonte. “Kur Arteta ishte asistenti im në Siti, ai i festoi çmendurisht të gjithë golat, përveç atyre kundër Arsenalit. Ai e donte Arsenalin. Është si marrëdhënia ime me Barçën. Nëse do të isha ndihmës trajner dhe Barça më thërriste, do të shkoja, është klubi im”, tha Guardiola. Trajneri spanjoll drejtoi Barcelonën për katër vite, duke i fituar të gjithë titujt e mundshëm dhe duke u bërë njëri nga trajnerët më të mirë në histori.