Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Peshëngritja/ Shqipëria do të marrë pjesë në Europianin e Rumanisë me 7 sportistë

Postuar: 17/02/2018 - 09:50

Dopingu i kushtoi shumë Shqipërisë, pasi federata europiane e shtangës i hoqi të drejtën vendit tonë të organizonte Kampionatin Europian të planifikuar tëzhvillohej në Shqipëri në fund të marsit. Dhe në kundërpeshë u caktua Bukureshti për këtëveprimtari. Megjithatë, Shqipëria do të shkojë në Europian. Ajo do të përfaqësohet në Europianin e Peshëngritjes me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër. Federata Europiane konfirmoi listat e pjesëmarrësve në evenimentin që do të zhvillohet në Bukuresht.Skuadra kuqezi do të jetë e pranishme në kryeqytetin e Rumanisë, pavarësisht skandalit të dopingut, me Romela Begajn që humbi medaljen e artë dhe të argjendtë në Botëror.Fakti që Federata e Peshëngritjes është pa president dhe data e Asamblesë për zgjedhjen e kreut të ri ende nuk është përcaktuar, apo edhe që ndërkombëtarët i hoqën Shqipërisë të drejtën e organizimit të Kampionatit Europian, nuk e ka penguar sportin e peshëngritjes të ketë përfaqësuesit e saj.Ndërkohë pjesë e listës përfundimtare me 7 peshëngritësit pjesëmarrës në europian, do të jenë Evangjeli Veli, për femra dhe për meshkuj do të jenë Romario Avdiraj, Arber Çercizi, Briken Çalja, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj si dhe Krenar Shoraj. Europiani i peshëngritjes do të çelë siparin më datë 26 mars dhe do të zgjasë deri më 1 prill, në Bukuresht të Rumanisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:15

Me një ndeshje dhe fitore dramatike në minutat e fundit të takimit, Gjermania mund të eleminohet për shkak të golavarazhit jo të favorshëm.

Postuar: 23/06/2018 - 23:00

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 22:01

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë

Postuar: 23/06/2018 - 21:45

Gjermania ende nuk ka gjetur golin e fitores pasi Suedia po bën rezistencë.Si mos mjaftonte kjo,

Postuar: 23/06/2018 - 21:16

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Suedisë.Gjermanët kanë barazuar ndaj sue

Postuar: 23/06/2018 - 20:35

Është gati e pabesueshme por Suedia në momentin më të mirë të Gjermanisë ka kaluar në avantazh 1-

Postuar: 23/06/2018 - 20:30

Politika serbe nuk ka qëndruar kaq brenda kornizave si në rastin e presidentit Vuçiç.Vojislav She