BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Sport

Peshëngritja lë pas”të vjetrit” dhe hedh sytë nga të rinj, Gjoza: Europiani në Greqi do konfirmojë talentet tona

Peshëngritja lë pas”të vjetrit” dhe hedh sytë

Peshëngritja shqiptare po kalon një fazë tranzicioni. Kjo pasi brezi i sportistëve elitarë po plaket dhe do të duhet t’i lëshojë vendin brezit të ri. Moskualifikimi në Olimpiadë (të paktën deri tani) e ka nxitur procesin e rinimit të ekipeve përfaqësuese të moshave dhe investimin më të madh në këtë kategori, për të mundësuar rritjen e talenteve të rinj që do të na përfaqësojnë në vitet e ardhshme në garat e mëdha të shtangës në Europë dhe në Botë. Elementë ka, këtë e provoi edhe aktiviteti i fundit kombëtar i zhvilluar në Durrës për moshat 15 dhe 17 vjeç, por elementi duhet mbështetur, duhen hartuar strategji zhvillimi që seleksionimet të japin efektin e duhur dhe të rinjtë të konkurrojnë me dinjitet përballë moshatarëve të tyre europianë. Padyshim që Shqipëria e ka traditë këtë sport dhe Shqipërisë nuk i kanë munguar talentet në peshëngritje, por kjo fazë tranzicioni po nxjerr edhe mësimet e nevojshme se si do të operohet me shtangën tani e tutje. Si duket këtë e ka kapur edhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e cila dukshëm po fokusohet tek të rinjtë e të rejat, pasi me “brezin e vjetër” është mbyllur cikli. Qerimaj, Godelli, Calja e ndonjë tjetër pretendohet se e kanë mbyllur “ciklin e tyre”, ndaj po kërkohet t’i hapet rrugë një brezi të ri, i cili do të ketë përfaqësuesit e tij. Pas garave të kampionatit kombëtar U15 dhe U17 në Durrës, gazeta kontaktoi me presidentin e federatës, Elez Gjoza, i cili e konfirmoi këtë strategji të re të federatës së tij, duke thënë gjithashtu se frytet e para të këtij procesi do të merren në Europianin e kësaj moshe në Greqi.

- Keni zhvilluar një aktivitet për moshat, kampionat kombëtar. Çfarë konkluzionesh keni nxjerrë nga aktiviteti dhe sa i shërben ai misionit tuaj për të përtërirë ekipin kombëtar të shtangës?

- Ne organizuam në Durrës kampionatin kombëtar për U15 dhe U17. Ky aktivitet bëhet jo vetëm për të parë gjendjen e këtyre moshave dhe elementët premtues, por edhe për të përzgjedhur sportistët që do të na përfaqësojnë në Kampionatin Europian të kësaj moshe që zhvillohet pas disa javësh në Greqi, në Selanik. Ne si federatë kemi ambicie për vend të parë europian për moshat, në këtë aktivitet, me pretendime që shkojnë në 12 medalje. Sa do ta arrijmë kjo mbetet për tu parë, por unë jam i bindur se kemi talente premtuese. Është gjë e mirë të dërgosh në një kampionat europian një ekip të plotë dhe ne po e shohim si mundësi të madhe këtë sepse, siç e kemi vënë në fokus kohët e fundit, por bëjmë përtëritjen e brezit. Ta themi troç ne i kemi hedhur sytë nga të rinjtë. Veteranët i kemi të mirë por nuk janë premtues më për moshën që kanë. Ndaj ne si federatë kemi nisur rinovimin, po përtërijmë ekipin kombëtar dhe në këtë moment jemi të parët në Europë që po e bëjmë këtë. Është një proces që nuk ka kthim pas dhe shpresojmë të na japë frytet e duhura. Ndaj e cilësoj dhe një herë që në Europianin e Greqisë ne shkojmë për të zënë vend të parë në Europë për këto mosha.

- Në Europian do të shkoni vetëm me djem, apo do të marrin pjesë edhe vajza?

- Sigurisht që do të ketë edhe vajza. Carja është e sigurt, por shpresojmë edhe te një vajzë e ekipit të Partizanit. Kurse për djemtë kemi disa kualitete, ku spikat Samoel Rrasa i Shtërmenit. Synimi ynë është të përfaqësohemi me të gjitha peshat.

- Cilët janë trajnerët që do ta shoqërojnë ekipin në Europianin e Selanikut?

- Do të jenë tre trajnerë: Artur Lagjja, Leonard Toska dhe Eglantina Kalemi, trajnerët që kanë edhe sportistët me rezultatet më të mira.

- Më lejoni t’ju pyes për një çështje që ka interes publik e që ka të bëjë me faktin se asnjë peshëngritës shqiptar nuk është kualifikuar në Olimpiadën e Parisit deri tani. A ka mbetur ndonjë shans të realizohet ky objektiv?

- Zyrtarisht nuk kemi asnjë të kualifikuar por kjo situatë do të marrë zgjidhje brenda datës 26 prill, kur të bëhet publike lista. Ne pretendojmë të çojmë në Olimpiadë Briken Caljen. Në listë priten surpriza dhe kemi shpresë, por nëse nuk realizohet nëpërmjet listës, ne në Olimpiadë do e dërgojmë Caljen me ftesë.

- IOC nuk jep shumë ftesa për peshëngritjen....

- Po e vërtetë, janë pak ftesa, por një prej tyre shpresojmë ta marrim ne si federatë falë paraqitje të mira që kanë bërë sportistët tanë në aktivitetet e rëndësishme.

- Nga aktiviteti i Durrësit, çfarë përshtypjesh keni krijuar?

- Këta të rinj e të reja që performuan sot këtu janë e ardhmja e shtangës shqiptare dhe unë ndihem mirë kur shoh rezultatet e tyre premtuese. Natyrisht që ky kontigjent do të na kualifikojë patjetër në Olimpiadën e vitit 2028, pasi do të kenë kohën përpara për të përmirësuar rezultate e tyre, në mënyrë që të ruhet ajo traditë e mirë që ka krijuar shtanga jonë ndër vite.

Peshëngritja lë pas”të vjetrit” dhe hedh sytë

Kampionati i moshave në Durrës, Rrasa dhe Carja më të mirët

Në Durrës u zhvillua të shtunën kampionati për moshat Nën 15 dhe Nën 17 vjeç. Pritej me interes ky aktivitet, edhe për faktin se FSHP-ja e kishte cilësuar atë vendimtar për sportistët që do të merrnin të drejtën e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian të Selanikut. Nën prezencën e drejtuesve të federatës, me një pjesëmarrje të gjerë, aktiviteti në vija të përgjithshme e përmbushi misionin e tij. Natyrisht që tonin garave në këto mosha ia japin disa elementë cilësorë që shquhen në kontinentin europian për nivelin e rezultateve. Garat u zhvilluan brenda së shtunës dhe në fund u përcaktuan edhe fituesit në bazë të rezultateve të tyre. Si ekip, fitues për U17 ishte Tirana, ndërsa tek U15 pati pjesëmarrje vajzash kryesisht. Në kampionatin kombëtar për këto mosha, pati një pjesëmarrje të konsiderueshme, gati 50 sportistë, ku u përfaqësuan të gjitha ekipet. Në fund të garës fitues për vajza doli Enkileda Carja e Teutës dhe për djemtë Samoel Rrasa i Shtërmenit, praktikisht dy sportistët më të mirë të aktivitetit. Në këtë kampionat u thyen 20 rekorde kombëtare. Sportisti më i mirë aktualisht jo vetëm i këtij aktiviteti por në tërësi për këto mosha është padyshim Samoel Rrasa, që theu 5 rekorde kombëtare.

Rezultati i Enkileda Carjes për medalje bronzi në Europian

Pas garës së të shtunës në kampionatin kombëtar të moshave të peshëngritjes, gazeta “SOT”, kontaktoi edhe trajneren e sportistes Enkileda Carja të Teutës, Eglantina Kalemi, e cila u shpreh: “Kampionati Kombëtar për U15 dhe U17 ishte një test përpara Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Selanik. Sportistja ime Enkileda Carja bëri një paraqitje të kënaqshme, duke patur parasysh edhe problematikat shëndetësore të kohëve të fundit. Në kategorinë e peshës trupore 64 kg, në moshën U17, Enkileda realizoi 85 kg në shkëputje dhe 103 kg në shtytje, pra 188 kg në dygarësh. Këto rezultate janë praktikisht edhe rekord kombëtar për U-17 te vajzat. Me këtë rezultat, nëse gara bëhej sot, Enkileda hyn në treshen e Europës. Përsa i përket Kampionatit Botëror të moshës U17, përfundimisht i kemi humbur shpresat, pasi me rezultatin që kemi aktualisht nuk e sigurojmë dot një vend në podium”. Siç shihet, trajnerja Kalemi është e qartë dhe transparente rreth ecurisë së sportistes së saj, gjë që tregon se duhet punuar më shumë për të qenë një kampione europiane apo botërore. Ky sport ka shumë rivalitet jo vetëm tek meshkujt, por edhe tek femrat.

Çfarë ndodhi me veteranët e shtangës?

Peshëngritja ka fazat e saj të lulëzimit. Për tu shënuar janë emrat e mëdhenj të Ymer Pampurit, në Olimpiadën e Mynihut 1972, më pas brezi i Aleksandër Kondos e Mirjan Hakanit, më tej brezi i Pirro Dhimës, Luan Shabanit e të tjerë që përfaqësuan në vitet 90-të shtetin grek, më tej dyshja e spikatur e Ilirëve (Kafarani dhe Suli), e vijoi pas vitit 2010 me emrat e Godellit, Qerimajt, e Caljes, por edhe tek vajzat me Fetije Kasaj e Romela Begaj. Ky brez i solli Shqipërisë shumë medalje. Por ky brez u “plak” dhe duhet t’i hapë rrugën të rinjve. Në të vërtetë, edhe pse vëmendja është tek të rinjtë, janë pikërisht Qerimaj e Calja që kanë rezultatet më të larta. Këtë herë dështuan të kualifikohen në Olimpiadë, por mbeten sportistë aktivë. Për momentin, trashëgimtar i denjë i tyre është Ertjan Kofsha i Shtërmenit, që ka pritshmëri të mëdha për të qenë medalist europian e botëror. Politika e federatës së peshëngritjes është të investojë tek elementët e rinj, për t’i dhënë peshëngritjes shqiptare një perspektivë e kjo vëmendje natyrisht që nis të mënjanojë përfundimisht “ujqërit” e vjetër.