BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Sport

Peshëngritje/ Evangjeli Veli merr medalje bronzi në shkëputje në Europianin e Moskës

Peshëngritje/ Evangjeli Veli merr medalje bronzi në shkëputje

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Moskë të Rusisë, merr pjesë dhe ekipi përfaqësues i Shqipërisë, me sportistët e saj më të mirë. Disa prej sportistëve duan rezultate sa më të larta që të kapin normën olimpike si Godelli dhe Qerimaj, kurse Briken Calja luan në këtë kampionat për titull europian. Për përfaqësuesen kuqezi, zbriti e para në pedanë sportistja Evangjeli Veli, e cila në stilin e shkëputjes në peshën trupore 55 kg, ngriti 89 kg, duke zënë vendin e tretë, pra duke merituar medalje bronzi. Veli e nisi me 87 kg në provën e parë dhe rezultoi e saktë. Më pas tentoi me 89 kg në provën e dytë por dështoi por këtë peshë e ngriti në provën e tretë, duke merituar bronz. Në stilin e shtytjes pati konkurrencë shumë të fortë. Veli ngriti në provën e parë 105 kg, por dështoi në dy provat e tjera me 108 kg, duke e mbyllur garën në këtë stil në vend të 8-të. Nëse do t’i kishte realizuar provat ajo mund të hynte në zonën e medaljeve në dygarësh. Gjithsesi, me 194 kg në dygarësh ajo zuri vendin e 5-të. Përgjithësisht një prezantim i mirë i sportistes tonë. Ndërkohë, sot do të zbresë në pedant kampioni e rekordmeni kombëtar Briken Calja, i cili garon në peshën trupore 73 kg dhe synon medaljen e artë europiane në të tre stilet. Një ditë më pas, në pedanë do të ngjiten në peshën deri në 81 kg sportistët Erkand Qerimaj dhe Daniel Godelli. Të dy shpresojnë të bëjnë më të mirën. Për Shqipërinë i fundit do të garojë Krenar Shoraj në 89 kg, i cili synon të bëjë surprizën.