BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Sport

Pësoi arrest kardiak në mes të fushës, Eriksen mund të mos luajë më kurrë me Interin (ARSYEJA)

Pësoi arrest kardiak në mes të fushës, Eriksen mund të

Një moment tmerri përjetoi mbrëmjen e djeshme futbolli, teksa Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në mes të fushës.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, mirëpo pas kësaj që i ndodhi ka shumë gjasa që të mos kthehet më të luaj me ekipin e Interit në Itali.

Kjo pasi federata italiane e futbollit prej disa vitesh synon që të ulë rastet e arresteve kardiake në radhët e sportisteve, duke i ndaluar ata të luajnë kur ka indicie për probleme me shëndetin.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur britanik, i specializuar në parandalimin e problemeve të zemrës, thotë se Italia krenohet me rekordin e saj të parandalimit të arresteve kardiake në futboll, kështu që problemet e lojtarit danez ka të ngjarë të parashikojnë fundin e kohës së tij në Serie A.

Ai i tha MailOnline: “Ndoshta është (fundi i karrierës së tij) për të. Italianët ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë  për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga arrestet kardiake në sport nga përtej 3 përqind në më pak se një përqind”.

Eriksen u shemb në tokë në ndeshjen që u luajt mes Danimarkës dhe Finlandës, dhe dyshohet se zemra e tij ndali për disa minuta. Ai u risoll në jetë nga mjekët që hynë menjëherë në fushën e lojës, ndërkohë që raportimet flasin se ai tashmë është në gjendje stabël.