BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x

Sport

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Një nder emrat e shquar e që kanë bërë histori te “Vllaznia" e kombëtarja jonë e shtangës në rolin e trajnerit është pa dyshim Petrit Hoxha. Ky emër i shquar personifikon njeriun me vlera unike, sportive e intelektuale kudo, ç’ka i ka mundësuar atij të marrë timonin e shtangës shkodrane dhe të ekipit tonë ta marrë në dorë timonin e përfaqësueses e ta drejtojë atë me sukses në majat e saj, duke i dhuruar atdheut e qytetit të tij, shume tituj kampionë kombëtare, e medalje kampioni, me emra me histori kampionë e rekordmenë si S.Bishanaku, e G.Barkiqi, A.Lagja, Xh.Prroni, D.Zaganjori, B.Islami, e D.Dekaj. Petriti ynë si pjesë e atij qyteti me histori në kulturë, në sport e në art, ka lindur në Shkodër me 21.08.1958. Hapat e para drejt mjeshtërisë në sport i mori te shkolla 8-vjeçare 7 “Nëntori”, në klasën sportive të basketbollit, që stërvitej nga “Mjeshtëri i Merituar i Sportit”, Renato Radoja, një ndër “yjet” e basketbollit shqiptar. Pra nga basketbolli, te shtanga, ky fakt nuk më çudit, se Petriti kishte lindur për t’u bërë një atlet në sportet e rënda, dhe u vërtetua ky fakt. Aso kohe Petriti ishte me të rinjtë e basketbollit, e stërvitej te pallati i sportit. Parketi aty ku stërvitej Petriti, ishte shumë afër me palestrën e shtangës, ku stërviteshin emra kampionësh në këtë sport. Potera e kësaj palestre disi e çuditshme, e hekurave, i ngjallë kureshtjen Petritit, të shikojë. Po aty, e menjëherë, ai peshkohet nga trajneri pasionant e zbuluesi i talenteve të rinj Surri Gjyrezi. Ky trajner pasionant, me intuitë e një qetësi “biblike” ja mbushi mendjen Petritit të ndalet te palestra e shtangës e të nisë historinë. Ishte viti 1975, vetëm 18 vjeç Petriti starton me të rinjtë, e më pas me të rriturit. Për 10 vite qëndron te “Vllaznia”, ndërsa e mbylli me sukses në vitin 1987 te “Dinamo”. Rezultatet e tij në shtangë ishin modeste të kategorisë së parë, por ai do shkëlqejë në drejtim të saj, ç’ka do e shohim më vonë. Falë formimit të shkëlqyer intelektual, ai përvetësoi dy diploma, atë të inxhinierit mekanik, dhe atë të institutin e lartë IKF Vojo Kushi, ç’ka i shërbyen atij të fitonte një përvojë teorike e praktike në sport, ç’ka do marrë shpërblimin kur ai mori në drejtim Vllazninë e Kombëtaren, e do shënojë rezultate të shkëlqyera në ekip e në arenën ndërkombëtare. E mbaj mend mirë Petritin, kur ishim të vegjël, dhe në një klasë. Ai shquhej ndër të tjerët si i shkëlqyer në mësime, mësuesja ime e matematikës më caktoi të më mësojë Titi matematikën, kjo lëndë shumë e vështirë për mua, e cila kurrë nuk më hyri në kokë.

Nga shtanga e pedanës në drejtim të saj

Ishte viti 1987, kur ai do emërohet si trajner pranë klubit shumësportësh “Vllaznia”, e pas dy vitesh ai caktohet trajner profesionist pranë shtangës shkodrane, deri në vitin 1998. Gjatë kësaj periudhe në drejtim, ai udhëheqë me sukses “Vllazninë”, duke i dhuruar asaj 5 tituj kampion kombëtar, e 4 kupa Republike, falë talenteve e kampionëve, një listë me 9 emra të shquar kampionë e rekordmen kombëtarë, si dhe medalistë të ekipit tonë përfaqësues.

Si një ndër trajnerët më të mirë për kohën, në vitin 1990 ai caktohet trajner i ekipit tonë kombëtar të shtangës dhe e drejton atë me sukses për 6 vite me radhë deri në 96, duke shënuar rezultate historike nga grupi i bukur i asaj kohe.

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Sukseset ballkanike, europiane e botërore

Në vitin 1991 ai udhëheqë përfaqësuesen tonë në Kampionatin Ballkanik, në Greqi, e shpallet kampion. Më 1992 udhëheqë përfaqësuesen tonë në kampionatin Europian në Vladislavovo të Polonisë, vendi i 5-të, test ky për shtangistët tanë për lojërat e 25-ta Olimpike të Barcelonës ku do shkëlqen Dedë Deka me rekordet e tija fenomenale të paprekura deri më sot. Në shkëputje 162.5 kg, e në shtytje 217.5 kg, duke u renditur i 7-ti në botë, për peshën e tij trupore 100 kg. Pas dy vitesh, në udhëheqje të përfaqësueses, Petriti korr sërish suksesin kampion Ballkani, në një qytet tjetër ballkanik, në Sarajevë. Pas një viti merr pjesë me sukses në kampionatin Europian të Sofjes, 1993, vendi i 6 ekipor. Një vit më pas në kampionatin botëror 1994, zhvilluar në Stamboll, përfaqësuesja jonë në drejtim të tij, renditet në vendin e 9-të. Suksesi më me vlera për Petritin është kampionati Europian për të rinj, shtator 2008, në Durrës, ku të rinjtë tanë nën drejtimin e tij u renditen në vendin e 2-të me 5 medalje ari, 2 argjendi e 3 bronzi. Suksese këto që u përsëriten më pas në aktivitete të tjera ballkanike, turne apo mitingje të ndryshme ndërkombëtare, si në Greqi, e në vendet e tjera ballkanike, duke qenë kudo i suksesshëm në krye të shtangës, e duke pasuruar Shqipërinë me medalje, me talentet e shquar, elitarë, kampionë e rekordmenët e medalistët shkodranë, si G.Barkiqi në peshën, 52 e 54 kg, S Bishanaku, 67, 75, 82 apo dhe 90 kg; B. Islami 75 e 82 kg; D. Zaganjori në 75 e 82 kg; A Lagja në 62 kg, për të rinj, si dhe 85 kg deri në 110 kg për të rritur; Xh Prroni, D Dekaj, 100 deri në 110 kg, ky i fundit deri në vitin 1993, se më pas ai shtegtoi në Greqi.

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Arritje shkencore e shoqërore

Petriti si një djalë me një formim të shkëlqyer profesional e arsimor në të gjitha fushat e jetës, zotëron disa gjuhë të huaja, dhe ka autorësinë e mbi 70 përkthimeve mbi tema me literaturë shkencore, e mbi 30 tema mbi teknikat e kapjes së shtangës, në dy stilet, shkëputje e shtytje, të cilët i shërbyen ekipit shkodran, “Vllaznia”, dhe atij kombëtar të shënojë rezultate të larta në peshëngritje. Si një njeri model, në të gjitha fushat e jetës, Petriti, është shpallur trajneri më i mirë i Shqipërisë në peshëngritje, për periudhën 1990-2000, si një njeri me vlera e një trajner i niveleve të larta europiane, për shtangën. Ai kurrë nuk mori vlera nga drejtuesit tanë të sporteve.

Medalje për lloj-lloj të paafti e servili, por munguan dekoratat për Petrit Hoxhën

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Ky emër me histori, nuk u vlerësua asnjë herë, dhe asnjë shpërblim moral nuk mori. Askujt nuk ju kujtua në Shkodër ky emër, t’ia plotësonte një dosje, të merituar e ta dërgonte në presidencë te I.Meta. Të më falni, por ky ish president, ka lëshuar dekorata pa doganë, për “karrocierë”, “saldatorë”, “muratorë”, e soj e “sorollop” servilë, e të paaftë, me dekoratën “mjeshtër i madh”, këta të lartpërmendur janë produkt i bashkisë Shkodër, e cila pa asnjë njohuri në këtë drejtim, ajo ka përpiluar dokumentacionet sipas kontributeve partiake, të paaftëve e servilëve. Pra Petriti nuk e meritonte të dekorohej se nuk ishte pjesë e këtij klani. Si një intelektual me vlera, me 11. 11. 2017, ai është dekoruar nga “Federata Europiane e Peshëngritjes”, me “Medalje e Meritës”.

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Çfarë ka thënë “Nderi i Kombit” F. Kalleshi, për trajnerin Hoxha:

“Për Petritin ruaj një respekt të veçantë. Si sportist, ai ishte në nivelet mesatare. Ndërsa si trajner, i “heq kapelen”. Ndonëse në kushte modeste për kohën, ai solli te shtanga jonë një frymë të re, ç’ka po ndjehet dhe sot”.

Familja dhe jetesa në Gjermani

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare

Petriti aktualisht jeton me familjen e tij të madhe por të mrekullueshme me dy djem e dy vajza në Gjermani. Ai se harron kurrë shtangën. Edhe pse në moshën 65 vjeç, ai gëzon një shëndet të plotë. 3 herë në javë ai frekuenton palestrën e zhurmshme me hekura, por ai ka dhe një obligim tjetër më të rëndësishëm familjar. Ai me djalin, Elti, i diplomuar në nivel doktorature, dhe shef pavioni në Berlin, e me vajzën Rea, e diplomuar po në Berlin në juridik për avokati, i shoqëron ata në maratonat e ndryshme Europiane, e deri në Amerikën e largët, ku kanë shënuar rezultate të shkëlqyer në këtë disiplinë sporti, duke qenë shembull për shqiptarët kudo ku janë. Dy fëmijët e tjerë të Petritit janë Flonja dhe Henri.

Petrit Hoxha, trajneri më i suksesshëm i shtangës shqiptare