BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Pike: Arbitrat janë palë me Realin e Madridit, Ramosin e kam shok, fanellën e tij e mbaj në shtëpi

Pike: Arbitrat janë palë me Realin e Madridit, Ramosin e kam shok,

Barcelona ka dominuar bashkë me Realin skenën futbollistike europiane gjatë dekadës së fundit, ndërsa ka rivalizuar me ta Bajerni i Mynihut. Por ka prej një viti që “tiki-taka” e famshme nuk funksionon, as ekipi i pamposhtur i viteve më parë, ku Barcelona dhe Lionel Mesi shkatërronin këdo që u dilte përpara. Tashmë ka vend për analiza dhe duket se komentet optimiste për gjendjen e pranojnë se diçka nuk shkon me skuadrën këtë edicion. Por ka dhe prej atyre që prodhojnë polemika dhe një prej tyre është mbrojtësi me përvojë dhe një nga shtyllat e Barcelonës, Zherard Pike. Referuar asaj që ka shprehur në mediat spanjolle, Zherard Pike ka rindezu polemikat në Spanjë sa i përket gjykimit. Mbrojtësi i Barcelonës mendon se arbitrat në La Liga favorizojnë Realin e Madridit, sado profesionistë të jenë. Gjithmonë i drejtpërdrejtë në fjalët që përzgjedh, ai dha opinionin e tij edhe për vendimin e Barçës për të lënë Luis Suarezin të largohej drejt Atletiko Madridit dhe për marrëdhëniet që ruan me kapitenin e Realit të Madridit, Serxhio Ramos. “Një ish-gjyqtar tha që 85 % e tyre anojnë nga Madridi”, tha Pike në një intervistë të realizuar për “Post United”. Në fakt mbrojtësi blaugrana e thotë në një mënyrë ironike këtë konstatim që qarkullon prej vitesh në median sportive spanjolle që është kritike ndaj “los Bpancos”. “Si mund të mos vërshëllejnë në favor të Madridit? Edhe në mënyrë të pavetëdijshme ata japin vendime në favor të njërës palë. E respektoj profesionalizmin e gjyqtarëve dhe e di që ata përpiqen ta bëjnë sa më mirë punën e tyre, por kur vjen një moment dyshimi …”, shtoi ai. Në lidhje me të ardhmen e Serxhio Ramosit, të cilit i përfundon kontrata në verë, sikurse Mesit te Barcelona, Pike deklaroi për marrëdhënie të mira me shokët. “Unë komunikoj shpesh me Ramosin, por jo për rinovimin e tij. Kemi marrëdhënie shumë të mira, shkojmë shumë mirë. Kam ndërruar bluza me ta, në shtëpi kam fanella të Madridit. Kam të Kristianos (Ronaldo), Benzemasë, Ramosit … Por sigurisht që të vesh ndonjërën prej tyre është shumë e vështirë për mua”, nënvizoi ai. Ramos e Mesi, në skadencë kontrate, do të pushtojnë faqet e para muajt e ardhshëm. Pike nuk pajtohet me idenë që lojtarët kanë fuqi të tepruar në lojën moderne. ai është i qartë në ato që thotë. “Unë nuk mendoj kështu. Ata janë futbollistë me shumë autoritet dhe mund të japin mendimin e tyre dhe, prej andej, vendimet mund të shkojnë në njërin krah ose në tjetrin. Kur ke një bord drejtues ose një president të fortë dhe me ide të qarta, lojtarëve u mbetet shumë pak për të thënë”, theksoi më tej mbrojtësi i Barcelonës, Pike. Në analizat e tij nuk mbeti jashtë vëmendjes as largimi i madh i merkatos së verës, sulmuesi uruguaian, Luis Suarez. Në fakt, te Barcelona vazhdojnë të qajnë largimin e Luis Suarezit te një rival direkt, siç është Atletiko e Madridit, që po kryeson bindshëm La Ligan. Sulmuesi uruguajan ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje dhe është, për momentin, golashënuesi më i mirë i kampionatit. “Pyesni atë që e la të largohej, ky nuk është faji im”, përfundoi Pike.