BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Sport

Pike trondit Barçën, mbledh firmat për të kandiduar si president i klubit

Pike trondit Barçën, mbledh firmat për të kandiduar si

Në gjirin e Barcelonës po ndodhin lëvizje të befasishme dhe interesante, por dje u shtua dhe një informacion që mund të hapë debate jo të pakta në Katalonjë. Kështu, Zherard Pike nuk e ka fshehur asnjëherë ambicien që një ditë të drejtojë klubin e Barcelonës, por duket se dëmtimi i rëndë që pësoi në muajin nëntor ia ka përshpejtuar planet dhe duket se 34-vjeçari do të garojë që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Sipas mediave spanjolle, Pike ka nisur punën për të grumbulluar minimumin e nevojshëm të firmave që do ta lejonin të hynte në garë, ndërsa njëkohësisht po diskuton edhe me presidentin e përkohshëm Karles Tuskets. Kjo pasi statuti aktual i klubit nuk e lejon të jesh njëkohësisht edhe futbollist edhe president, ndaj nëse Pike do t’ia dalë të fitojë garën në janar, atëherë pritet të njoftojë edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli. Mbrojtësi 34-vjeçar e pati pranuar edhe më herët në deklaratat publike, se pasi ka dhënë gjithçka në fushën e futbollit, po mendon seriozisht të vijojë kontributin në klubin katalan, por tani në majën e strukturave drejtuese. Aktualisht Pique po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë, që pësoi në ndeshjen ndaj Atletiko Madrid në muajin nëntor të këtij viti dhe rikuperimi pritet të zgjasë të paktën deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm. Zgjedhjet në klubin e Barcelonës do të mbahen në muajin janar, pasi në tetor të këtij viti dha dorëheqjen Josep Maria Bartomeu, për shkak të një presioni në rritje për dështimet e skuadrës në fushë, por edhe përplasjet me senatorët e ekipit. Ndërkohë, pavarësisht asaj që shkruajnë mediumet sportive spanjolle, vetë lojtari është shprehur se nuk ka ndërmend të tërhiqet për së shpejti, të paktën dhe 3 vjet të tjera ai planifikon të luajë në fushë. pra, Zherard Pike nuk është duke menduar të dalë në pension por është optimist dhe dëshiron të vazhdojë të luajë edhe për tri ose katër vjet të tjera. Pike, i cili tani është 33 vjeç, ka qenë pjesë kryesore e klubit të Barcelonës gjatë dekadës së fundit dhe aktualisht është duke i munguar trajnerit, Ronald Kuman, për shkak të dëmtimit. Pike ka fituar çmimin “Lojtari i karrierës”, nga “Globe Soccer Awards” mbrëmjen e djeshme. “Është një nder për mua të jem këtu pas një karriere të gjatë. Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj të luaj për tre ose katër vjet më shumë”, theksoi ai. Ndërkohë, Pike u ribashkua me ish-shokun e tij të Spanjës, Iker Kasijas në ceremoninë në Dubai, të cilin ishte i lumtur që i dha shansin për tu takuar përsëri. “Ishte kënaqësi të shihja Iker. Unë pata shansin të ndaja një dhomë zhveshje me të me ekipin kombëtar, duke fituar Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës së bashku. Unë isha gjithashtu në gjendje të ndaja një dhomë zhveshje me Kristiano Ronaldon në ditët e para në Mançester Junajtid. Ishte një kohë e shkëlqyer së bashku dhe ne fituam tituj. Gjëja më e mirë për futbollin është ndarja e përvojave dhe krijimi i marrëdhënieve me lojtarët me të cilët keni ndarë një dhomë zhveshjeje. Jeta vazhdon kur dalim në pension dhe mund të themi se ishim pjesë e diçkaje unike. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, nënvizoi më tej mbrojtësi i Barcelonës.