BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te dera nëse gjërat shkojnë keq

Pioli merr votëbesimin e Milanit, por Ibrahimoviç është te

Milani po kalon momente të vështira dhe pozitat e trajnerit Stefano Pioli po lëkunden. Natyrisht që këtu ka ndikuar atmosfera jo e mirë rreth ekipit dhe rezultatet aspak të mira të grupit. analizën më të saktë të Milanit të momentit e bën një figurë emblematike e futbollit italian si Arrigo Saki. “Gjëja e parë që më vjen të shkruaj dhe e shkruaj me keqardhje të madhe, është se Milani ka treguar se nuk është ende një skuadër në termin e vërtetë të fjalës. Dhe nëse nuk je ekip, nëse nuk je kolektiv, nëse luan individualisht, nëse nuk ruan distancat e duhura ndërmjet reparteve dhe nëse nuk ushtrohet një presion i koordinuar, atëherë në ndeshjet në Europë, futesh në telashe. Tani rruga drejt kualifikimit për kuqezinjtë është një ngjitje pothuajse e pamundur, një lloj Everesi për t’u ngjitur. Shpresoj të kenë sukses në sipërmarrjen e tyre, edhe nëse duhen shtuar rezultate të tjera, por realiteti është se ky Milan nuk jep qetësi, nuk përcjell siguri dhe nuk ka ekuilibrin e nevojshëm. Shumë ulje-ngritje gjatë të njëjtës ndeshje dhe shumë pavëmendje, veçanërisht në repartin difensiv”, shkruan ai. Ndërkohë, trajneri Stefano Pioli ka ende besimin e Geri Kardinale. Është ky përfundimi i takimit të zhvilluar në Milanello mes trajnerit dhe pronarit të Milanit. Por siç bëjnë të ditur mediat italiane, është një besim tanimë jo i pakufizuar, dhe që do të kushtëzohet nga rezultatet në vazhdim. Më saktësisht nga vendi i katërt në kampionat, objektiv minimal dhe i panegociueshëm. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 3-të me 5 pikë më shumë se Roma, një avantazh që duhet ruajtur me çdo kusht. Për këtë arsye ndeshja e së shtunës mbrëma me Frozinonen merr një vlerë të veçantë, pasi Milani e ka të ndaluar të humbasë. Me një këmbë e gjysmë jashtë Championsit, puna e Piolit do të gjykohet pothuajse ekskluzivisht nga ecuria në kampionat e Zhirud me shokë. Hapat e tjerë fals janë të ndaluar, pasi në rast se pësohen të tjera humbje duke vënë në rrezik kualifikimin në Championsin e ardhshëm, pushimi i trajnerit do të ishte i paevitueshëm. Për momentin nuk gjejnë konfirmim pistat Galtier, Tudor, Donadoni apo Shevçenko pasi hipoteza më e mundshme është që drejtimi i skuadrës të merret nga trajneri aktual i të rinjve Ignacio Abate, i cili do të jetë në stol në një dyshe trajnerësh në fakt bashkë me Zlatan Ibrahimoviç. Gjithsesi te Milani shpresojnë që të mos jetë të detyruar të ndërmarrin një rrugë të tillë, çka do të thotë që Pioli nuk mund të gabojë në ndeshjet e ardhshme.