BREAKING NEWS

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas vizitës së Blinken, më 16 mars krijohet ekipi ri që do të drejtojë fushatën elektorale

Erë zgjedhjesh të parakohshme, Edi Rama zbret në terren pas
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e homodializës, ja kush është krahu i djathtë i Ilir Metës që është shpallur ‘non-grata’ dhe si deputetët e PL janë kapur ‘mat’ duke transportuar para të pista nga Tirana në Angli...

Idajet Beqiri: Shkëlzen Berisha i përfshirë në koncesionin e
x
BREAKING NEWS

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës së saj prej dy muajsh po zbërthehet nga “SPAK”, futen në “lojë” metodat e FBI, ja provat e pakundërshtueshme që “gozhdojnë” deputeten e PL, Ilir Metën e Petrit Vasilin, detajet nga kontratat dhe ra...

Celulari i Kryemadhit i sekuestruar në banesën e nënës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon prokurorët specialë, ish-presidenti nuk pranon abuzimet për lobing dhe ja fut bashkëshortes

Ilir Meta dorëzon Monika Kryemadhin në duart e SPAK dhe sulmon
x
BREAKING NEWS

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre alarmin, ja si korrupsioni po gërryen besimin e publikut tek institucionet, shpopullon vendin e po dëmton bizneset e ndershme, kërkohen arrestime “VIP”

Brukseli i mbyll dyert Shqipërisë për në BE dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith paralajmëron se nuk ka bashkëpunim me “non-gratën” dhe u bën thirrje politikanëve që të punojnë për qytetarët, ja mesazhi për grupin e Bardhit dhe pse Parlamenti duhet t’i r...

Londra fundos Sali Berishën, ambasadori britanik në Tiranë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x

Sport

Pioli nuk dorëzohet, e sheh Milanin më lart se vendi i katërt në Serie A

Pioli nuk dorëzohet, e sheh Milanin më lart se vendi i katërt

Milani është një nga emrat e mëdhenj të futbollit botëror, por skuadrës nuk po i ecën aq mirë këtë sezon në Serie A italiane dhe pavarësisht ndryshimeve që ka bërë klubi në grup apo dhe presionit të tifozerisë, sërish kuqezinjtë nuk po ngrenë kokë mjaftueshëm që të jenë në garë për titull këtë edicion. Ndryshe nga ata, rivalët e qytetit, Inter, ka një progres domethënës në lojë e rezultate dhe këtë sezon synon jo vetëm titullin kampion, por të përsërisë suksesin e vjetshëm në Champions League ku shkoi deri në finalen e madhe me Mançester Sitin. Por Milani beson se do ta kalojë ngërçin e do të kthehet si pretendent. Në fakt, trajneri Stefano Pioli vuri në dukje se një përfundim në top katërshe është vetëm “objektivi minimal” për Milanin, përpara ndeshjes së tyre në udhëtim ndaj Atalantës. “Kuqezinjtë” kanë regjistruar dy fitore rresht së fundmi në Serie A dhe tani janë vetëm gjashtë pikë prapa liderit, Interit, pas 14 xhirosh. Presioni ka filluar të rritet mbi Piolin, por pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka ruajtur besimin te trajneri, i cili i solli “Scudetton” vetëm dy vjet më parë. Pavarësisht kësaj, forma zhgënjyese në Ligën e Kampionëve këtë sezon lë ende një shije të hidhur. Duke folur në konferencën e sotme për shtyp, Pioli fillimisht diskutoi pozicionin e Milanit në këtë fazë të sezonit të tyre dhe qëllimet e tyre të ardhshme. “Kanë mbetur ende shumë ndeshje për të bërë renditjen përfundimtare, por është e qartë se konsistenca e rezultateve nuk mund të mungojë dhe kjo është ajo që ne kërkojmë, është objektivi ynë i madh. Një tjetër mundësi e madhe nesër. Objektivi minimal është të përfundojmë në katërshen e parë, por ne duam të bëjmë diçka më shumë”, tha ai, raporton “Tuttomercato”. Trajneri italian gjithashtu foli edhe për kundërshtarin e nesërm, teksa u pyet nëse Atalanta mund të sigurojë top katërshen këtë sezon. “Nuk e di. Kemi gjithmonë ndeshje të mira kundër tyre, të vështira po. Gasperini po bën një punë të shkëlqyer, ata janë një ekip i kompletuar, me cilësi dhe organizim, me fizik dhe intensitet, me mesfushorë që shënojnë. Gasperini gjithmonë u ka dhënë një identitet të saktë ekipeve të tij. Nuk do t’i vidhja asgjë sepse secili prej nesh ka idetë e veta, por ai është një koleg që e respektoj shumë”, deklaroi mes tjerash Pioli. Trajneri ka marrë mbështetjen e klubit, por rezultatet e paqëndrueshme e kanë ekspozuar atë ndaj rrezikut të një shkarkimi të mundshëm. Pioli po bën përpjekje të nxjerrë Milanin nga kriza dhe mungesa e stabilitetit në lojë e rezultate.