BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Sport

Pirlo dhe Ronaldo me “valixhe në duar”, mbeten 3 sfida deri në fund që të shpëtojnë veten dhe Juventusin

Pirlo dhe Ronaldo me “valixhe në duar”, mbeten 3 sfida deri

Trajneri dhe sulmuesi juventin janë vënë në shënjestër të kritikave, nëse Juve nuk kap zonën Champions atëherë largimi i tyre është i pashmangshëm

Pavel Nedved tha pak ditë më parë se Andrea Pirlo do të mbetet trajner i Juventusit, por pak kush e beson atë. Dështimi i skuadrës në të gjitha frontet e nxjerr “zbuluar” trajnerin që tani shigjetohet nga të gjithë. Po aq të pabesueshme janë fjalët e Nedved se Kristiano Ronaldo do të mbetet pjesë e bardhezinjve. Trajneri i Juventusit, koherent me veten, sigurisht beson dhe shpreson, por mundësia për t’i parë të dy, akoma së bashku, në Kontinasa, duket shumë e vogël. Pirlo do të jetë trajner për tri ndeshjet e ardhshme, sigurohet ose jo pjesëmarrja në Champions. Ai mund të ishte dorëhequr ose të shkarkohej nga detyra që pas humbjes së rëndë përballë Milanit, por në fund mbizotëroi linja e Pavel Nedvedit, në kontrast të plotë me atë të Paratiçit. Diskutimi midis dy drejtuesve pas disfatës kundër kuqezinjve ishte vërtet shumë i ndezur. Në Kontinasa vendosën për vazhdimësinë, por vetëm për momentin. Ndryshimi, kur kishin mbetur vetëm tri ndeshje për t’u luajtur, kishte pak kuptim. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Pirlo ka fituar besimin për sezonin 2021/22. Në të vërtetë, ai nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Alegri është i zgjedhuri, por ai ende duhet të bindet, ose më saktë, mbetet pak skeptik për faktin se Juvja mund të përfundojë në Europa League. Trajneri toskan, është në “pole”, por alternativë mbetet edhe Zinedine Zidane, i cili mund të largohet nga Reali nëse nuk e fiton LaLigan. Emra të tjerë sugjestionues janë: Simone Inzagi, Gasperini, madje edhe Gatuso. Tani për tani janë vetëm zëra, por kujdes nga surprizat. Tema tjetër ka të bëjë me Kristiano Ronaldon. Më shumë se çdo gjë tjetër, për shkak të premtimit të Pavel Nedvedit. A do të qëndrojë CR7 për të luajtur në Europa League? Çështja, në të vërtetë, është se Kristiano do të qëndrojë vetëm nëse nuk gjen një destinacion të ri, që plotëson ambiciet e tij ekonomike dhe profesionale. Në të dyja rastet, ambiciet janë të larta, sepse, pa nënvlerësuar cilësitë e portugezit, tani për tani, nuk ka asnjë klub të madh që interesohet vërtet për të. Megjithatë qëndrimi “domosdoshmërisht” do të ishte joproduktiv. Edhe për arkat e Juves, që pa pjesëmarrjen në Championsin do të humbte një shumë të barabartë me pagën bruto të “CR7”. Kjo sigurisht që do të ishte shumë. Ndërkohë, gazeta e njohur “Corriere della Sera” raporton se Andrea Pirlo do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Juventusit në fund të sezonit edhe nëse “Zonja e Vjetër” e siguron një vend në Ligën e Kampionëve. Juventusi konfirmoi se Pirlo nuk do të largohet këtë javë, edhe pse u raportua për një largim të trajnerit Italian pas humbjes 3:0 ndaj Milanit të dielën. Ky rezultat bëri që fati i “Biankonerëve” të mos jetë në duart e tyre. Janë ende tri ndeshje të mbetura për ta siguruar kualifikimin në Champions League për Juventusin, megjithatë edhe nëse arrihet ky rezultat nuk do t’ia shpëtojë vendin e punës Andrea Pirlos. Trajneri nuk ka realizuar asnjë objektiv përgjatë këtij sezoni, pra s’ka fituar asnjë trofe dhe për Juventusin që është mësuar të dominojë e të fiojë gjithçka në Itali kjo konsiderohet dështim i rëndë.