BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën
x

Sport

Pirlo habit me kërkesat në treg, për sulmin kërkon “dështakun” francez Zhirud

Pirlo habit me kërkesat në treg, për sulmin kërkon

Juventusi ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit, duke fituar shumë tituj kampionë radhazi dhe duke tentuar por pa sukses edhe titullin e Champions League. Bardhezinjtë këtë edicion bënë ndryshime të mëdha, pasi vunë në krye të pankinës, një njeri që nuk kishte eksperiencë si trajner, por emër të madh si lojtar, pikërisht Andrea Pirlon. Ish-mesfushori e nisi me vrull, duke bërë grupin e tij, por sot Juventusi ndodhet në vend të tretë 7 pikë larg Milanit të vendit të parë. Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” ka ende shanse të rikthejë gjithçka në favorin e saj, prandaj Pirlo ka kërkuar një merkato aktive, teksa sinjalet janë drejtuar tek një futbollist me përvojë, i kombëtares franceze, që luan me Çelsin në Premier League, por për një 34-vjeçar për të cilin përdoret shpesh edhe termi mediatike “dështak”, pikërisht Oliver Zhirud. Siç dihet, Juventus u rikthye te fitorja, pasi mposhti Udinezen me rezultatin 4-1 në “Allianz Stadium” në një ndeshje ku protagonist ishte padyshim portugezi Kristiano Ronaldo, që dha një asist për Kiezën dhe shënoi dy gola vetë. “Megjithatë, trajneri Andrea Pirlo nuk mund të jetë plotësisht i lumtur me organikën që ka në dispozicion, pasi dje u konfirmua sërish se pa një si Morata në sulm, puna bëhet më e vështirë për Kristiano Ronaldon, ndërsa Dibala nuk i ka cilësitë për të bërë pykën”, shkruajnë mediat sportive italiane, duke bërë një analizë të dobësisë së Juventusit në vijën ofensive. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e Juventusit janë vënë në kërkim të një qendërsulmuesi, për ta pasur si alternativë të parë në rast mungese të spanjollit dhe për momentin po studiohen disa emra “low cost”, teksa vetë Pirlo ka shtuar në listë edhe francezin Olivier Zhirud. “Është një lojtar mjaft interesant, që padyshim do të na shërbente shumë, port ë shohim çfarë mund të bëjmë gjatë këtyre ditëve. Shpresojmë të bëjmë diçka, për të qenë më të kompletuar edhe në atë pozicion”, deklaroi Pirlo. Francezi është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë mund të largohet me parametra zero, por bardhezinjtë duan ta marrin që në janar, ndonëse nuk do të jetë aspak e vështirë, pasi Çelsi po kalon një moment mjaft të vështirë dhe trajneri Lampard rrezikon shkarkimin, ndaj drejtuesit nuk kanë ndërmend të largojnë asnjë lojtar gjatë kësaj periudhe. Drejtuesit e Juventusit kanë një marrëveshje totale edhe me sulmuesin polka Arkadiuz Milik, por nuk mund ta marrin menjëherë, pasi Napoli pretendon shumë, ndonëse 26-vjeçarit i kanë mbetur edhe pak muaj në kontratë. Nëse nuk do të arrihet te asnjëri prej këtyre, atëherë Juventus do të synojë afrimin e njërit mes Graziano Pelle, i cili është lojtar i lirë prej pak ditësh dhe Leonardo Pavoleti, i cili nuk bën më pjesë në planet e Kaliarit. Që të dy këta nuk janë emra bindës për një skuadër që dëshiron të fitojë trofe, por do të pranonin pankinën pa u ndjerë dhe do të tregoheshin të gatshëm të luanin sa herë që Pirlo të kishte nevojë për ta.