Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Sport

Pirlo pritet të sjellë “revolucion” te Juventusi, zbardhen dy talentet që kërkon trajneri italian

Pirlo pritet të sjellë “revolucion” te Juventusi, zbardhen

Lajmi i fundjavë ishte padyshim emërimi i Andrea Pirlos në pankinën e Juventusit. Humbja përballë Lionit në Champions League solli shkarkimin e Maurizio Sarrit. Por kur të gjithë prisnin afrimin një tekniku nga jashtë, drejtuesit deklaruar se pasardhësi i tij do të jetë mesfushori Andrea Pirlo, i cili sapo kishte nisur karrierën si trajner te U-23. Qëllimi ishte që aty të përsoste aftësitë dhe më pas të kalonte te ekipi kryesor, por si duket planet kanë ndryshuar në minutat e fundit. Megjithatë reagimet kanë qenë të shumta. Del Piero, mik dhe ish-shok skuadre i Pirlos, thotë se s’do të kishte vënë bast as edhe një euro që Juve do të ulte në stol Pirlon. Sinqerisht, nuk do të kisha vënë bast as edhe një euro. Ka qenë një surprizë edhe për mua”, u shpreh De Piero për “Sky Sport”. Më tej ai ka kërkuar të mos bëhet asnjë krahasim me Zidane. “Isha i lumtur kur mori drejtimin e ekipit Under 23, ishte gjëja e duhur për të, por këtu po flasim për diçka shumë më të madhe dhe i uroj fat. Krahasimi me Zidane? Nuk është e drejtë të bëhet, Zizou kishte drejtuar skuadrën e dytë dhe ka qenë zëvendës i Carlo Ancelottit, por Pirlo ka gjithçka që i duhet për të bërë gjëra më të mëdha se Zidane. E njeh ambientin, lojtarët dhe klubin, besoj se kanë folur shumë hapur”, tha ai.

Reagon drejtori Sportiv

Drejtori Sportiv i bardhezinjve Fabio Paratici, në një deklaratë për mediat italiane, shpjegoi edhe arsyet që e çuan Juventusin t’i besojë pankinën një emri si Andrea Pirlo. “Ishte një zgjedhje natyrale, një zgjedhje juventine. Pirlo është një djalë që ka qenë me ne, ka luajtur për ne dhe ka qenë vazhdimisht në kontakt me klubin. Menduam edhe se mund të jetë i predestinuar për t’u bërë trajner, ashtu siç ishte edhe si futbollist”, deklaroi Paratici. Më pas drejtuesi i klubit bardhezi pranoi se ashtu si Pirlo, edhe Juventusi është futur në një “territor të paeksploruar”, ndërsa hodhi poshtë zërat për një kalim të mundshëm të tij te Roma e Friedkin. “Shpresojmë që Pirlo të ketë të njëjtën rrugë si Zinedine Zidane, por këtë herë jemi të gjithë në një territor të paeksploruar, pasi vijmë pas 9 triumfesh radhazi në kampionat, diçka e pazakontë dhe nuk e dimë se si do të sillemi në sezonin e ardhshëm”, u shpreh drejtuesi torinez.

Revolucioni “Pirlo”

Me mbërritjen e Pirlos pritet që të ketë lëvizje të shumta në merkato. Siç bën të ditur “Gazzetta dello Sport”, Andrea Pirlo ka dëshira të qarta dhe italiane për Juventusin e tij. Në pritje të mbledhjes së parë zyrtare të merkatos, trajneri i ri bardhezi ka konfirmuar vlerësimin e tij për Sandro Tonalin, që e do edhe Interi si dhe talentin e Romës, Nicolo Zaniolo. Këto janë dy ëndrrat që Pirlo i do patjetër në skuadër për të ndërtuar një Juventus që do të shpërthente edhe në Evropë, pasi Champions League është objektivi i Zonjës së Vjetër. Afrimet e reja do të thotë se disa lojtarë duhet të largohen. Për Sami Kedirën oferta e kryesore mbetet Amerika. Matuidi ishte parashikuar të kthehej në Francë, por që atëherë ideja mbeti në letër. Për Ramsey dhe Danilo do të tentohet rivitalizimi, ndërsa dëmtimet e shumta të Douglas Costa e shikojnë të akomoduar diku tjetër. Tema më e rëndësishme mbetet Bernardeschi, i cili mund të futet në një shkëmbim me Milik.