Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Pirlo takim me drejtuesit e Juventusit, njëri mes Ronaldos dhe Dybala duhet të largohet

Pirlo takim me drejtuesit e Juventusit, njëri mes Ronaldos dhe Dybala duhet

Afrimi i Andrea Pirlos në pankinën e Juventusit, duket se do të sjellë furtunë në skuadër. Skulifikimi nga Champions League duket se nuk do të bjerë vetëm mbi trajnerin, por edhe te lojtarët. Ditën e djeshme Pirlo ka pasur një takim me stafin drejtues të klubit dhe në Itali janë shtuar zërat se në skuadër nuk ka vend si për Ronaldon ashtu dhe për Dybala. Pirlo mësohet se ka pasur një takim me drejtorin e Juventusit, Fabio Paraticin. Aty trajneri i ri mësoi se Juventusi nuk ka ndërmend t’i mbajë në skuadër të dy lojtarët dhe njëri prej të dyve do të duhet të bëjë gati valixhet për tu larguar. Klubi bardhezi synon të ulë shpenzimet dhe nuk e sheh më të mundur që të mbajë në listën e pagave, Ronaldon që paguhet 31 milionë euro në vit dhe dhe Dybalan që po kërkon 15 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën. Juventusi sa i përket sulmit ka ofruar deri tani Dajan Kulusevskin, ndërsa po punon për të ofruar Arkadiusz Milik ose Edin Dzeko. Mbetet të shihet për cilin lojtarë do të pranojë më shumë oferta Juventusi për ta liruar në fund.

Lëvizjet te Juvja

Prilo pritet që të sjellë një tjetër frymë te ekipi juventin dhe për këtë i duhen lojtarë të tjerë. Një ndër lojtarët që është piketuar është mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey. Sipas “Calciomercato”, Juventusi ka identifikuar mesfushorin e Atletico Madridit si një transferim i mundshëm të verës. Sidoqoftë, Juventusi po planifikon të provojë vendosmërinë e Atleticos duke përfshirë në ofertë edhe lojtarë. Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa fliten si lojtarët që mund të futen në ndonjë marrëveshje të mundshme për të ulur çmimin e mesfushorit. Një tjetër lojtar ën radarët e Juventusi është Edin Dzeko. Trajneri i ri Andrea Pirlo me sa duket dëshiron një qendërsulmues të fortë, i cili mund të mbajë topin dhe të shënojë gola. Po ashtu Milik ka qenë prej kohësh i lidhur me Juven edhe kur Maurizio Sarri ishte në krye, por Napoli kërkon 50 milionë euro. Morata është një opsion tjetër, që aktualisht luan te Atletico Madrid. Sipas “Sportitalia”, Juventus tani ka filluar bisedimet me Romën për Dzekon. Boshnjaku ka qenë në Serie A që nga viti 2016 dhe është nën kontratë me Romën deri në qershor 2022. Dzeko kishte qenë në radarin e Interit verën e kaluar, por vendosi të zgjasë kontratën me Romën, ku shënoi 19 gola dhe dha 14 asistime në 43 ndeshje këtë sezon.

Ronaldo te Barça?

Teksa zërat se Ronaldo mund të largohet janë shtuar nga dita në ditë, në mes kanë hyrë dhe fantazitë. Teksa të gjithë po e çojnë Mesin te Interi, dje ka dalë dikush tjetër që ka thënë se Ronaldo do të shkojë te Barcelona. Është gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, i cili ka dhënë këtë lajm të largimit të Ronaldos nga Juventusi. Sipas Balague, ish-ylli i Real Madridit i është ofruar shumë skuadrave evropiane, përfshirë edhe Barcelonën. “Juventus dëshiron të heqë qafe pagën e tij, ai është ofruar kudo përfshirë edhe te Barcelona”, ka thënë ndër tjerash Balague. Por më pas shumë media e përgënjeshtruan, duke e rrëzuar si teori. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos, por nga dita nën ditë shtohen aludimet mbi fatin e Messit dhe Ronaldos.