
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

KAS i dha goditjen e fuqishme pak minuta më parë, reagon 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berisha: Ja kush ka dhënë urdhër

Muharrem Xhafa rrëfen pazaret e fshehta: Ja si Fatos Nano ia dha fitoren Sali Berishës më 22 mars 1992, puçi që bënë me ndihmën e Ramiz Alisë dhe roli sekret i CIA që tronditi politikën

Kaq ishte 'lufta'! KAS merr vendimin përfundimtar: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit. Publikohet DOKUMENTI

Gërdeci/ Gjykata e Posaçme jep vendimin për Fatmir Mediun

Nis seanca për Fatmir Mediun. Zbardhen kërkesat e SPAK dhe avokatëve

Frrok Çupi: Aferat e Kryemadhit me oligarkët rusë vetëm ‘maja e ajsbergut’, Meta-Berisha fshehin miliona euro pasuri të pajustifikuara nëpër botë, ja pronat e tyre sekrete në Shqipëri që pritet të sekuestrohen

U dënua me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ja saga 24-vjeçare e përplasjeve të tij me Berishën dhe tentativa për ta eliminuar në 2019 kur do padiste ish-kryeministrin

Pirro Kokalari: Mundja klasike kishte masivitet e cilësi, por politika e kohës na penalizoi në garat ndërkombëtare

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Kush është Pirro Kokalari?
Datëlindja: 16.12.1950
Vendlindja: Tiranë
Klubi: Partizani
7 herë kampion i Shqipërisë (1 herë me të rinjtë e 6 herë me të rriturit)
3 herë fitues i Kupës së Shqipërisë
Mban titujt:
“Nderi i Mundjes Shqiptare”
“Mjeshtër Sporti”,
“Mjeshtër i Madh” dhënë nga Presidenti më 3 dhjetor 2021
Mundja klasike në Shqipëri ka pasur ulje-ngritjet e saj ndër vite, por mund të pranohet përgjithësisht që para viteve 1990 ajo kishte masivitet e cilësi, duke arritur rezultate të rëndësishme edhe në aktivitetet ndërkombëtare, pavarësisht vështirësive të kohës. Në këtë rubrikë po sjellim në intervistë një nga perzonazhet e njohur të mundjes klasike, Pirro Kokalarin, ish-mundës i Partizanit dhe ekipit kombëtar, disa vjet kampion absolut i vendit në peshën e madhe (100 kg), fitues i Spartakiadës së vitit 1974 dhe njëherësh një nga mundësit më të mirë shqiptar të të gjitha kohërave në këtë stil. Kokalari zbulon në këtë intervistë disa të pathëna nga karriera e tij sportive, shkollimi, trajningu e deri tek qëndrimi mbi Pirro Dhimën të cilin kushtet e detyruan të lërë Shqipërinë e të bashkohet me Greqinë. Për Kokalarin mundja e lirë po shënon disa suksese të rëndësishme, kurse mundja klasike e ka humbur shkëlqimin e saj. Duke krahasuar kohët e ndryshme, ai konstaton se periudha para 1990 dallohej për masivitet që prodhonte rivalitet dhe rivaliteti prodhonte cilësi. Në këtë mënyrë ai jep edhe këshilla se si duhet vepruar për ta bërë mundjen një sport masiv por edhe cilësor. Nga kjo intervistë ne kuptojmë se Pirro Kokalari është racional në mendimet e tij, ashtu sikurse ishte dhe në tapetin e mundjes dhe në tërë veprimtarinë e jetës së tij.
- Si jeni lidhur me mundjen?
- Deri në moshën 14 vjeç nuk më tërhiqte asgjë rreth sportit. Më kishin caktuar të bëhem inxhinier në shkollën e mesme të ndërtimit. Aty u njoha me Met Krujën që më regjistroi në basketboll tek klubi i Partizanit, me trajner Njazi Lleshin. Në ato vite me Partizanin ishte bashkuar fëmija Agim Fagu, që më vonë shkroi histori në basketboll, për t’u bërë më i madhi i sportit shqiptar. Një vit më pas bëra një kthesë të fortë, por duke mbetur nën çatinë e Partizanit, kalova tek mundja klasike. Filmat me Herkulin, dëshira për të qenë i fortë etj më ngjitën tek ky sport. Dy vitet e para ishin një ngatërresë me sporte të tjera, por kur mbusha 16 vjeç mora pjesë në dy gara të mundjes klasike, një në pallat të sportit e një në Dajt, të fituara nga ana ime, që më mundësuan të lidhem fort me këtë sport. Në vitin 1968, piva 6 litra ujë që të rritesha në peshë e të garoja në peshën e rëndë në kampionatin kombëtar të atij viti. Atë vit fitoi me pikë mundësi durrsak Mujo Jamaku. Në familje duket se nuk ishte e mirëpritur fakti që unë ushtrohesha në mundje. U desh të shkoja ushtar dhe pas një muaji të më kthejnë tek Partizani, që nëna të më pranonte si sportist e ta lejonte këtë gjë. Gjithsesi, ajo insistonte në shkollimin e tim, por unë iu përkushtova të dyjave, edhe sportit edhe shkollimit.
- Ju keni ushtruar sportin e mundjes klasike në një kohë të vështirë, por kishte masivitet. Cila ishte gjendja e mundjes në tërësi në ato vite?
- Për mua, mundja klasike në ato vite ka pasur nivel shumë të lartë. Këtë e vërtetojnë rezultatet, sidomos rezultati i Iljaz Gurit, që u rendit i 6-ti në Europë. Këtë e vërtetojnë ndeshjet e shkëlqyera që bënë Abedin Lame, Xhelil Cibaku, Rrapush Hakrama etj. Por, fatkeqësisht, në atë kohë ne kishim kundërshtarë shtete të tillë si Bashkimi Sovjetik, Spanja, SHBA, Izraeli me të cilët nuk na lejohej të përballeshim. Kjo ndodhte ngaqë ne duhej t’u jepnim dorën rivalëve para takimit dhe pikëpamja e kohës është që armiqve nuk u jepej dora. Politika e kishte ndaluar këtë dhe kjo ne na penalizonte. Këtu fus veten time si dhe Stefan Gjeneralin në Botërorin e zhvilluar në Katovicë të Polonisë, ku na ra shorti të ndesheshim me mundës të Bashkimit Sovjetik. B.Likës i ra të ndeshej me një amerikan dhe ndodhi e njëjta gjë. Duke pasur probleme të tilla, sekretari i federatës, Mikail Qipo mori vendim që nuk e nxori më mundjen jashtë shtetit, duke e fokusuar vëmendjen tek peshëngritja që nuk kishte kontakt të drejtpërdrejtë me rivalin, pra s’kishte prekje.
- Nga 0 në 10, çfarë note do t’i vinit mundjes së asaj kohe?
- Për masivitetin që kishte i vë notën 10, flas për para vitit 1990. Mos harroni, dikur kishim 12 ekipe mundjeje klasike vetëm në Kategorinë e Parë, kurse sot që flasim ka vetëm një ekip mundjeje. Pas vitit 1990 iu dha prioritet mundjes së lirë. Në mundjen e lirë kemi arritur me Sahit Prizrenin deri në nivelin e nënkampionit të Europës dhe kjo nuk është pak. Këtu nuk po përfshij sportistët që kanë marrë pasaportë shqiptare dhe kanë regjistruar vitin e kaluar suksese të mëdha deri në nivel të kampionit të botës. Pas vitit 1990 shumë sportistë të formuar në atë kohë u drejtuan jashtë vendit, duke përfaqësuar shtete të tjera.
- Siç ndodhi për shembull me Pirro Dhimën…
- Po, për disa nuk u veprua mirë, Pirro ishte një prej tyre. Pirron e ndihmuan të merrte shkollën e mesme, por duke pasur parasysh rezultatet e tij në peshëngritje, ku me provat që kishte ngritur në stërvitje dilte kampion bote për të rinj, ai kërkoi që të regjistrohej në Instituti i Fizkulturës. Unë bëra çmos që ta regjistronim, në mënyrë që ai të fokusohej tek shtanga. I bëra kërkesë numrit 1 të sportit në Shqipëri, Ali Vukatanës, por ai nuk e anashkaloi rregulloren. Kjo e detyronte Pirron të futej në testime, pra në konkurs, gjë që e penalizoi atë. Duke parë këtë situatë, ai vendosi të kalonte në Greqi dhe të garonte për të. Mendoj se me Pirron duhej vepruar më me maturi, të regjistrohej.
- Cili është mendimi juaj për mundjen sot?
- Mundja sot ka cilësi, por nuk ka masivitet. Nga ana tjetër, ka dhe zhvillime që nuk të gëzojnë. Kemi një sportist që ka dalë kampion bote si Elis Guri, por titulli ka shkuar për Bullgarinë, pra ai ka dalë kampion bote me Bullgarinë e jo për Shqipërinë. Pse? Ndaj, duhet përkujdesje dhe natyrisht vizion që kualitetet të menaxhohen më mirë.
- Nuk mund të mohohet puna e mirë në infrastrukturën sportive të bërë nga qeveria gjatë viteve të fundit. Si paraqitet ajo për mundjen?
- Në periudhën kur kemi bërë ne sport nuk është se kishte kushte të mira, por kishte pasion dhe masivitet. Në Kukës për shembull aktivitetet bëheshin poshtë këmbëve të urës. Dua të them që kushtet në atë kohë linin për të dëshiruar. Vetëm Tirana paraqitej ndryshe, i plotësonte deri diku kushtet. Sot ka hapa përpara në këtë drejtim.
- Nëse do të kishit diçka në dorë për të realizuar një hap cilësor për të mirën e mundjes, çfarë rekomandoni?
- Prioritet duhet të jetë masiviteti, ai i sjell edhe rivalitetin edhe cilësinë. Në periudhën e rinisë time kishte klasa sportive në volejboll, basketboll etj, por mundja nuk ka pasur. Duhet palestra, duhet tapeti por duhet që çdo qytet të ketë një ekip mundjeje. Në fakt, këta që kanë drejtuar KOKSH-in, si presidenti i mëparshëm ashtu dhe i tanishmi, vijnë nga mundja, e njohin atë dhe e dinë si është më e mira.
- Ju keni jetuar ca kohë në SHBA dhe keni trajnuar atje. SHBA ka bërë progres me mundjen, cila është përvoja e fituar?
- Në SHBA njihet stili popullor i mundjes, një lloj stili i veçantë, ndryshe nga stili i lirë dhe klasik që njohim ne. Kam qenë trajner i mundjes klasike në Pensilvani. U përballëm me Dakotën e Veriut dhe fituam vendin e parë. Nuk është e vërtetë që këtu s’ka pasur kuadro të mundjes. Përkundrazi, kemi pasur trajnerë profesionistë, të certifikuar, por në SHBA funksionon ndryshe. Nëse ti e bën një punë dhe di ta bësh atë angazhohesh menjëherë. Mua më panë që e bëja këtë punë dhe më pranuan si trajner.
- Ku jetoni aktualisht?
-Jetoj në Tiranë, sigurisht. Përpiqem të jem i dobishëm. Jeta është një mundje e madhe ku të keqen duhet ta hedhim tuç dhe vetëm tuç.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Barcelona- Messi ‘triq e mos e këput’, zbulohet ‘pengesa’ më e madhe për ribashkimin e historisë së dashurisë së lavdishme

Zbardhen të pathënat! Si ka ndryshuar jeta e gruas së Michael Schumacher pas aksidentit të legjendës së F1 dhe çfarë ka ndodhur me shëndetin e figurës së njohur

KUALIFIKUESET “EURO 2024”/ Spikat finalja e fundit Itali-Angli, mësoni të gjitha ndeshjet e ditës e sotme

Shtatlarti i Milanit kaloi një dëmtim të rëndë e mungoi 8 muaj, por sërish do që të lerë gjurmë me përfaqësuesen e vendit të tij

Ismet Hoxha “snajperi” i portave kundërshtare

Uzuni: Silvinjo bën lojë sulmuese dhe për mua kjo është pozitive

37 gola dhe 9 asiste mes tyre, Haland-Foden dyshja atomike e sulmit në Europë

Zyrtare: Mesut Ozil tërhiqet nga futbolli

Presidenti Federatës së Futbollit të Kosovës në prangat e Policisë? Zbardhet e vërteta

Çfarë po ndodh në tapetin e gjelbër? Pas Dani Alves, një trajner abuzon seksualisht për dy vite me rradhë 5 të mitura, vendimi fundos të riun
