BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Pjaniç prezantohet tek Barcelona, merr numrin 8 të Andres Iniestës

Pjaniç prezantohet tek Barcelona, merr numrin 8 të Andres

Miralem Pjaniç u prezantua dje tek Barcelona me fanellënq ë më parë e mbante një ikonë e klubit blaugrana. Mesfushori boshnjak do të veshë fanellën me numrin 8, të cilin e mbante më parë legjenda Andres Iniesta. Boshnjaku Pjaniç iu bashkua Barcelonës gjatë kësaj vere në një marrëveshje shkëmbimi kokë me kokë me Arthur, i cili kaloi në Juventus. Përfaqësuesi i Bosnjës ende nuk ka stërvitur me bashkëlojtarët e vet të ri, për shkak se qëndroi mbi dy javë në vetizolim pasi ishte infektuar me koronavirus. Pjaniç ka nënshkruar kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2024, në të cilën ekziston një klauzolë largimi në vlerë 400 milionë euro. Ai u prezantua sot si lojtar i Barcelonës dhe zgjodhi numrin 8 në fanellë. Ndërkohë, një tjetër blerje e Barcelonës është Memfis Dipaj. Katalanasit kanë arritur akordin me Lionin për transferimin e holandezit Memfis Dipaj në “Camp Nou”, një dëshirë e trajnerit të ri Ronald Kuman i cili e ka stërvitur sulmuesin te kombëtarja holandeze. Sipas mediave holandeze në arkat e Lion do të shkojnë 25 milionë euro fikse plus 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e Dipaj i cili do të provojë të bëjë te Barcelona atë që nuk bëri dot te Mançester Junajtid disa vite më parë kur u transferua nga PSV-ja për 34 mln euro. Depaj me Barcelonën pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2024. Me Depay në skuadër por edhe me emra të tillë si Mesi, Griezman, Dembele, Kutinjo apo edhe talenti Trincao vështirë se do të ketë vend për Lautaro Martinez në këtë sezon. Ndërkohë, tek Barcelona dëshiron të shkojë edhe mbrojtësi me tipare mesfushe, David Alaba, i cili duket i lodhur nga qëndrimi i gjatë tek Bajerni. Ai dëshiron të luajë përkrah Lionel Mesit. Kështu, Lothar Matheus e pranon se do të ishte e kuptueshme nëse David Alaba do ta kërkonte largimin nga Bajerni i Mynihut për të luajtur përkrah Lionel Mesit në Barcelonë, por e paralajmëroi atë se nuk duhet ta lejojë paranë t’ia përcaktojë karrierën. Bisedimet për marrëveshjen e re të 28-vjeçarit me gjigantin gjerman kanë ngecur. Mbrojtësi i majtë austriak është në vitin e fundit të kontratës në “Allianz Arena” dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë se do ta vazhdojë të ardhmen në Bajern. Ish-presidenti i Bajernit, Uli Hënes, e ka kritikuar ashpër Alaban, duke e quajtur menaxherin e tij peshk lakmitar. Por Alaba i ka hedhur poshtë thashethemet se po kërkon rrogë të majme për ta vazhduar kontratën. Ndërsa ish-ylli i Bajernit, Mathaus shpreson se do të arrihet një marrëveshje mes palëve dhe nëse vërtet Alaba vendos të largohet, ta bëjë këtë për arsye sportive e jo financiare. “David është bërë njëri prej lojtarëve më të rëndësishme në këtë super ekip dhe jam i sigurt që të gjithë në klub duan që ai të qëndrojë”, tha legjenda e Bajernit. “Nëse David vendos se pas kaq shumë vitesh dëshiron vërtet të përjetojë diçka ndryshe, atëherë është e kuptueshme. Nëse ai dëshiron të luajë për një klub si Reali, ta përjetojë Premierligës javë pas jave apo të prodhojë magji me Mesin, atëherë do ta kuptoja”, shtoi ai.