BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Pjaniç zhgënjen PSG-në, largohet nga Juventusi vetëm për Barcelonën

Pjaniç zhgënjen PSG-në, largohet nga Juventusi vetëm

Barcelona është destinacion më i preferuar sesa Paris San Zhermen, të paktën kjo duket e vërtetë për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç. Në fakt, PSG kishte shpresuar të arrinte të sigurojë shërbimet e Miralem Pjaniçit për sezonin e ardhshëm. Por mesfushori i Juventusit i ka të qarta planet e tij për të ardhmen. Sipas “Mundo Deportivo”, ai do të largohet nga Juventusi vetëm nëse shkon në Barcelonë. Barcelona dhe Juventusi kishin qenë në bisedime për të arritur marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve, që do të rezultonte në transferimin e Pjaniçit në “Camp Nou”. Megjithatë, PSG-ja e komplikoi këtë marrëveshje, duke shprehur interesim për boshnjakun. Megjithatë, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Paris San Zhermen nuk ka asnjë mundësi ta sigurojë transferimin e Pjaniçit, pasi që i vetmi opsion që i intereson futbollistit është Barcelona. Sipas po të njëjtit medium. Pjaniç tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Ai do të largohet nga Juventusi vetëm nëse transferohet në Barcelonë, përndryshe do të qëndrojë në “Allianz Stadium”. Boshnjaku e dëshiron transferimin në Barcelonë pasi që i pëlqen stili i lojës së katalanasve dhe mendon se do të përshtatej me atë stil, si dhe mendon se mund t’i ndihmojë Lionel Mesit, i cili është motivim shtesë për ta zgjedhur Barcelonën. Klubet si Paris San Zhermen, Çelsi dhe Mançester Junajtid raportohet se kanë shprehur interesim për të deri më tani, megjithatë tani raportohet se ai ua ka bërë të gjithave të qartë synimet e tij. Barcelona ka qenë e interesuar për Pjaniçin që një kohë të gjatë dhe së shpejti pritet t’i bëjë edhe ofertë zyrtare Juventusit për të, përderisa raportohet se Pjaniçit do t’i ofrojë kontratë katërvjeçare. Ndërkohë, Paris San Zhermen nuk ka humbur kohë. Duke parë se Pjaniç po e refuzon, klubi francez i ka hedhur sytë tek Arsenali në Premier League. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10Sport”. “E ardhmja e sulmuesit gabonez ka mbetur pezull ndërsa kontrata e tij do të skadojë në vitin 2021”, shkruan mediumi sportiv francez. Deri tash nuk është bërë ndonjë përparim rreth vazhdimit eventual të kontratës së tij me “Gunners”. Nëse lojtari nuk pranon ta vazhdojë kontratën, Arsenali do të jetë i detyruar ta shesë atë gjatë verës që vjen, për të mos e humbur pa para pas një viti. Po ashtu, interesim për 30 vjeçarin kanë shfaqur edhe Barcelona, Interi e Çelsi. PSG-ja nga ana e saj e sheh Obamejangun si zëvendësues ideal të Edinson Kavanit, i cili do të largohet nga Franca pas përfundimit të këtij sezoni. Ndërkohë, në lidhje me Barcelonën, ku pretendohet të shkojë Pjaniç, gjatë pezullimit të futbollit si pasojë e koronavirusit, mesfushori i talentuar Frenki De Jong, e kaloi kohën në Holandë ku ka ushtruar i vetëm. Ai e çmon rikthimin në normalitet pasi tani mund të stërvitë bashkë me shokët e skuadrës. “Ndihem mirë. Kam ushtruar edhe në Holandë për ta ruajtur formën”, tha mesfushori holandez. “Është shumë mirë që jam rikthyer në fushë. Ndihem mirë por jo gati për të luajtur tani. Por mendoj se brenda pak javësh, ne do të jemi të gatshëm për të luajtur përsëri”, shtoi De Jong. La Liga pritet të rifillojë në fillim të muajit qershor, me Barçën që është lidere me dy pikë më shumë se Real Madridi pas 27 ndeshjeve.