BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Planet e Kontes për Sensin po i prish Guardiola, ftesë lojtarit të veshë bluzën e Sitit

Planet e Kontes për Sensin po i prish Guardiola, ftesë lojtarit

Merkato e dimrit nis zyrtarisht më 1 janar, por klubet e mëdha europiane i kanë nisur lëvizet e tyre që tani, duke hartuar listat me elementët e dëshiruar dhe duke nisur kontaktet me lojtarët që kanë pritshmëri të mëdha dhe një prej klubeve që nuk resht së afruari lojtarët më të mirë në qarkullim është Mançester Siti. Që prej ardhjes në krye të skuadrës së trajnerit Pep Guardiola klubi që financohet nga sheikët nuk është ndalur së bëri blerje të shtrenjta dhe sipas analizave që kanë bërë mediat britanike, flitet se janë shpenzuar në 2 vitet e fundit më shumë se 500 mln euro, kurse blerjet e 4-5 viteve të fundit i kalojnë 1 miliard euro. Së fundmi Siti i ka hedhur sytë në Serinë A, duke fokusuar lojtarin kyç të Interit në këtë moment, Stefano Sensin. Ky futbollist është duke bërë shumë mirë me Interin në këtë fillim sezoni. Mesfushori i transferuar nga Sasuolo në merkaton e verës, me formulën e huazimit, ka qenë një nga pikat kyçe të formacionit të Kontes, aq sa mungesa e tij për shkak dëmtimi në disa ndeshje, ka bërë që zikaltrit të hasin vështirësi sa i përket gjetjes së një zëvendësuesi. Paraqitjet e mira të 24-vjeçarit janë vënë re edhe nga trajnerë të tjerë, mbi të gjitha nga Pep Guardiola, i cili e dëshiron te Mançester Siti. Gjithsesi vështirë se Interi apo trajneri Konte do të heqë dorë nga një lojtar me cilësitë e Sensit, edhe pse ende zikaltrit nuk zotërojnë kartonin e tij. Për ta bërë diçka të tillë të mundur, drejtuesit e klubit nga Milano kanë nisur negociatat për blerjen e tij nga Sasuolo dhe nënshkrimin e një marrëveshje të gjatë me lojtarin, duke i mbyllur derën një herë e mirë Man. Sitit apo klubeve të tjera që mund të intereson për të. Ndërkohë që Guardiola i ka vënë syrin Sensit për ta sjellë në Mançester, vetë tekniku katalanas është objektiv i Bajernit të Mynihut. Kështu, klubi gjerman ka konfirmuar Hansi Flik në krye të stolit të skuadrës deri në fund të këtij sezoni pas shkarkimit të kroatit Niko Kovaç, por drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të gjetur trajnerin e sezonit të ardhshëm. Erik ten Hag, Thomas Tuhel dhe Pep Guardiola janë tre emrat që qëndrojnë në pole-position dhe janë në krye të listës së dëshirave të krerëve më të lartë të Bajernit. Emri më sugjestionues është ai i një rikthimi të mundshëm të Pep Guardiolës i cili ka kontratë me Mançester Sitin deri në verën e vitit 2021. Agjenti i trajnerit katalanas Josep Maria Orobitg, ka theksuar se në futboll asgjë nuk është e sigurtë dhe asgjë nuk është e pamundur duke hapur një dritare për një rikthim të mundshëm të Guardiolës te Bajerni. Të gjithë do të ishin të lumtur për të parë sërish Pep te bavarezët dhe diçka të tillë e konfirmoi edhe presidenti i ri i klubit Herbert Hainer i cili zuri vendin e Uli Hënes. Guardiola është një trajner i madh por ka kontratë me Mançester Sitin u shpreh Hainer i cili nënvizoi se te Bajerni duan gjithmonë trajnerin më të mirë të mundshëm dhe Guardiola i plotëson kriteret e klubit.

Adriatik BALLA